• |
ide | kryesore

Karius…? Liverpool tani ka një super-portier

Sport



Finalja e Champions League djeg akoma në klubin e Merseyside, më tepër për mënyrën si u fiksua: gafat skandaloze të portierit Karius akoma nuk i janë fshirë nga sytë tifozëve të Liverpool. Por kjo nga sot i përket të shkuarës sepse në Anfield Road mbërrin një super-portier. Roma e ka pranuar ofertën e Liverpool për Alisson Becker. Kjo do të thotë që në orët në vazhdim portieri i përfaqësueses së Brazilit do të bisedojë detajet me Reds përpara se të zyrtarizohet si lojtari i ri i Liverpool.
Decizive lëvizja e Liverpool, që vendosi të rrisë ofertën nga 70 në 75 milionë euro. Roma ka dhënë OK e tani klubi anglez ka lejen të negociojë me portierin, që do të firmosë një kontratë prej 5,5 milionë euro në sezon.
Rrjedha e bisedimeve u kuptua që me mungesën e Alisson në listën e lojtarëve të Romës për turneun në Amerikës, por ky transferim do ta bëjë portierin më të kushtueshëm të të gjitha kohërave: do thyhet kështu rekordi i blerjes nga Juventus, që pagoi në vitin 2001 për Buffon 53 milionë euro për ta marrë nga Parma.
75 milionë euro të propozuara nga Liverpool ishte vështirë të refuzoheshin nga Monchi, në kohën kur asnjë lëvizje nuk pati nga Chelsea, pavarësisht se Courtois është një hap larg Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *