• |
ide | kryesore

Lenjani dhe Sion, turpërojnë Interin

Sport



Nuk shkoi sic e mendonte, dalja e dytë sezonale e Inter: në miqësoren kundër Sion zikaltrit humbasin 2-0 nën goditjet e Neitzke, që në minutën e 27’ përfitoi nga një dalje bosh e Padelli, e të Baltazar, që në të 70’ vendosi në kasafortë rezultatin me një goditje të bukur. Zviceranët ku bën pjesë edhe mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, Ermir Lenjani, u treguan shumë të fortë dhe përpara me përgatitjet, në krahasim me italianët. Provë pozitive edhe për lojtarin shqiptar që u preferua për një pjesë loje nga tekniku Maurizio Jacobacci, duke zëvendësuar pikërisht Quentin Maceiras në fillimin e pjesës së dytë. Lenjani ka qenë inistues në krahun e tij të kompetencës, edhe pse Sion u përqendrua më shumë në kundërsulm, duke administruar rezultatin.
Sikur të mos mjaftonte humbja, Inter duhet të shqetësohet tani edhe për gjendjen e Nainggolan, që doli nga fusha në mesin e pjesës së parë i dëmtuar. Mesfushori belg ndjeu një lodhje muskulare në kofshën e majtë, por duhen vlerësuar tashmë kohët e rikuperimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *