• |
ide | kryesore

Numrat e VAR, si u përmirësua arbitrimi…

Rusi 2018, Sport



Fifa deklarohet “ekstremisht e kënaqur për mënyrën si arbitrat u sollën në Botërorin Rusi 2018 dhe si aplikimi i Video Assistant Referees kontriubuoi në një sukses të madhe të turneut”. “Dëshironim që ky të ishte Botërori më i mirë i të gjitha kohërave dhe ashtu ndodhi, por një rol të rëndëishëm në këtë arritje luajtën arbitrat që u dalluan me përfaqësime të nivelit të lartë”, deklaroi presidenti i Fifa Gianni Infantino.

Zv/sekretari i përgjithshëm, Zvonimir Boban, që ka vizionuar të gjithë projektin Var, ka nënvizuar rëndësinë e përdorimit të teknologjisë video për futbollin: “Var nuk po ndryshon futbollin, po e pastron, e ky ishte objektivi ynë primar”, shpjegoi ish-mesfushori.

Ndërhyrja e Var, nënvizon Fifa, “ka përfaqësuar një pikë të fortë debati gjatë Botërorit, duke prodhuar biseda mbi futbollin dhe rregullat e tij”. Fifa ka bërë të ditur në përfundim, se “do të vazhdojë përpjekjet për të përmirësuar dhe zhvilluar standartet e përgjithshme të arbitrimit e të ndihmojë federatat dhe kampionatet që dëshirojnë të aplikojnë Var në kompeticionet e tyre”.

NUMRAT E VAR NË BOTËROR

64 ndeshje të luajtura nën kujdesin e Var e teknologjisë
455 raste të kontrolluara nga vëzhguesit e videos
7,1 raste mesatarsisht të kontrolluara për ndeshje
20 vendime të ndryshuara ose të konfirmuara me Var



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *