• |
ide | kryesore

Opozita duhet të nënshkruajë kontratë me qytetarët se do t’i shembë kullat që do ngrihen mbi Teatrin

2, Ide



 

Në një moment ballafaqimi historik si ky, mes demokracisë shqiptare të rrezikuar dhe totalitarizmit të shfaqur, akti politik i radhës nga ana e forcave politike opozitare mbetet nënshkrimit i një kontrate të përbashkët Proteatër.

Nga vizioni që ushqehet për një shoqëri demokratike do të kërkohej që: Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të hartohet jo vetëm simbas parimit “inter partes”, d.m.th. mes tyre vetë, por edhe në bazë të parimit “erga omnes”, që do të thotë ndaj të gjithëve në kuptimin e zbatimit të një kontrate me vlerë të barabartë me regjistrim në një regjistër publik, duke filluar nga shoqatat, organizatat, grupimet dhe individët që vijojnë betejën për mbrojtjen e kompleksit shumësh historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental, dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi politik.

Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të garantojë që në momentin politik kur forcat opozitare t’i kenë së toku votat e duhura në Kuvendin e Shqipërisë, ta zhbëjnë (juridikisht ta bëjnë nul) ligjin 75-votësh të 5 korrikut 2018, të cilin e vlerësojnë abuziv dhe antikushtetues, si të hartuar e të miratuar në rrethana juridike pakushtetutshmërie, më konkretisht në rrethanat e një Republike pa Gjykatë Kushtetuese.

Kontrata Proteatër e Opozitës të garantojë publikun jo vetëm që prona publike e tjetërsuar nëpërmjet ligjit 75-votësh të 5 korrikut 2018 do t’i kthehet po publikut, por edhe që çdo ndërtim i kryer mbi të, në përtim prej ligjit të dëftuar si antikushtetues, do të ndëshkohet duke u asgjësuar.

Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të garantojë publikun që çdo ndërtues i cili do të ketë ndërmarrë aktin e shembjes së kompleksit shumësh historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental, do të detyrohet ta dëmshpërblejë shembjen e kryer në mënyrën më të përshtatshme legale, qoftë edhe duke u detyruar ta rindërtojë kompleksin e shembur prej tij.

Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të garantojë publikun që do ta përfshijë ndër përparësitë e tyre kthimin e statusit “Monument Kulture” tok me restaurimin e dy teatrove, atij Kombëtar dhe atij Eksperimental, që funksionojnë sot në kompleksin e ish-Qarkut “Skanderbeg”, duke tërhequr në një sipërmarrje të tillë përvojën dhe ekspertizën e arkitektëve dhe ekspertëve të monumenteve të kulturës më të mirë në vend.

Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare t’i ofrojë publikut garancitë e respektimit të saj sipas parimit bazik “Pacta sunt servanda” (“agreements must be kep”), sikurse funksionon ai jo vetëm në të Drejtën ndërkombëtare, por edhe në të Drejtën civile posaçërisht në marrëveshjet kontraktuale, madje edhe më përtej, duke qenë parimi në fjalë një nga gurët e themelit të besimit që një shoqëri vendos për veten.

Si i pari rast i një Kontrate të tillë në Republikën e Shqipërisë politikisht pluraliste, ajo do të shërbente edhe si mësimdhënie për të gjitha palët politike në qeverisjen e Republikës duke kujtuar që koncepti “res publica” qysh prej Romës së lashtë kishte jo vetëm kuptimin e “çështjes publike”, por edhe atë të “pronës publike” posa që quheshin “res publica” edhe një urë, një rrugë etj.

Justikimet e gjasshme ndaj një Kontrate Proteatër të Forcave Opozitare, kinse një akt i tillë mund të shkojë përkundër interesave elektoralë etj, hidhen poshtë nëpërmjet metodës eksperimentale, e cila përdoret sot edhe në shkencat politike, më shqip me anë të spovës: e ashtuquajtura “Rilindje” ndëshkoi e shembi sa deshi dhe votat iu shtuan. 

Ekspertë juridikë të Opozitës, që ajo i mban për “madhorë”, do të kenë rastin të sqarojnë, nëpërmjet qëndrimit ndaj një Kontrate të tillë, nëse janë reale apo jo ndaj tyre akuzat që ata i kanë shërbyer e u shërbejnë jo partive ku militojnë, por fondacioneve të huaja private që tanimë e kanë futur reformimin e Shqipërisë në rrugë pa krye.



10 Comments

  1. Kerkon kontrate me PD? Eshte e barsvleshme si kontrata e PS me qytetaret! keto parti njihen vetem per karakteristikat e tyre tashme norme, si premtime te pa mbajtur e kontrata te pa zbatuar me qytetaret e tyre.

  2. Kujt ja kerkon dhe kush je ti.Ti ja kerkjon Fazllicit apo 13 milon eurove qe Basha mori,ti ja kerkon ujkut qe te mos haje me bageti,dhe je ti e pikerisht TI qe punet shkuan si mut deri tani.Je TI (si puna jote) qe gjykatesi ka bere burg per vjedhje qe K/Prokurori vjedh dhe arratiset,Je TI qe me indeferentizmin gramatikor dhe “ubi bene,ibi partria” askush nuk can me bythen.Bagazhi intelektual qe ke nuk e ke perdorur per te goditur te keqen por per te favorizuar maskarenjte medioker intelektual.Rrugaci eshte i mire dhe ndeshkuesi i keq.Cfare do mbjellesh,ate do te korresh.Je futur ne vargun e “pederastave”.

  3. Kjo Opozite qe eshte, nuk behet ndryshe nji akt politik, 1. Kjo Opozite (e ndyre e rakitike) do ta beje,
    me nji kembe!!.

    NE Popullit na duhet te behet puna, nuk na duhet sot te çmojme Opoziten,
    POOULLI ka pune te gjykoje a po VEPROn Opozita me cuarjen e ceshtjes ne Prokurori, ne Kushtetuse, a po VEPROn per kete qe thote Plasari, nji njeri I vetem faktohet teper me shume se nje Opozite e tere!!!, kjo gjithashtu mbahet shenim,
    Populli pret Veprimin e Opozites, Jo shashka-cizme,!!!

    2. Presidenti i Republikes po ashtu t’i rrije mire detyres si president, si Qytetar le t’i pergjigjet femijve te tij,
    NE populli I vene ne dukje qe te dalesh ne krah te Njtes pale ( le me te Pakes kriminale kunder popullit)
    nuk eshte as… inteligjente, ne cilindo skeme.

    3. 75 deputetët- vemje votuan KRIMIN, te shohim 65 te tjeret.

    Dikush tha:-PD e LSI
    nuk ben dot Bishtdredhje Qepallore
    Pasi bilbilosi e firmosi
    Peticionin e Aleances,
    Puna eshte SA & SI po lufton, Plasari& populli I ka lene Opozites ‘topin’, te shohim si do shtijne!!
    Djegia e mandateve eshte me e Lehta, tha basha.
    Ok. Tani po shohim si do besh kete Jo te lehten.
    Qe ta jane bo gati. Dhe qe
    Punet jane acik!!,
    Keshtu miq, sot kemi emergjencen
    Te shpetojme Teatrin,
    te ndalim babezine, megallomanine, kellirezine,
    Krimin & Tiranine ‘edvEr’,

    Mos u hallakat, tha. Tirona.

    Komplimenta. Plasar edhe per kete gje te bukur!,

  4. o plasar o cun tirone ty tkahik bore vojit, ti gjymo kokrren e ullinit. ty te ka vajt vendi per lesh bubi ti thu…….vk

  5. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *