• |
ide | kryesore

Pasi George Clooney u shpall aktori më i paguar,Beyonce ua kalon kolegeve për pasuri

Paparazzi, Slider



Revistja prestigjoze Forbes ka publikuar listat e pasurive të yjeve të njohur të Hollywood-it duke filluar që nga aktorët, producentët, këngëtarët e deri te drejtuesit e linjave të produkteve muzikore.

Përsa i përket një viti më parë, revistja ka renditur në krye të lisës së aktorëve më të paguar të vitit George Clooney-n.

Sipas Forbes, 57 vjeçari ka fituar 239 milion dollar nga 1 qershori i 2017-ës deri në qershor të 2018-ës. Këto të ardhura kanë ardhur pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tequilas të themeluar nga Clooney.

Nga ana tjetër, në një listë tjetër të Forbes renditet këngëtarët dhe fitimet e tyre për vitin 2017-2018, kun ë vend të parë renditet Katy Perry me 83 milion dollarë, më pas vijon Taylor Sëift me 80 milion dollarë, Beyonce me 60 milion dollarë dhe Pink me 52 milion dollarë.

Këto të ardhura Forbes i ka shtuar në fitimet totale dhe përditësuar listën e këngëtarëve më të paguar të të gjithë kohërave dhe në vend të parë renditet Beyonce me 793.5 milion dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *