• |
ide | kryesore

Perez harron Ronaldon, por kujt i referohet “lojtarë fantastikë”..!?

Sport



Largimi i Cristiano Ronaldos, me destinacion Juventus, është një humbje mbi të gjitha imazhi për Real Madrid. Klubi spanjoll e gjithashtu edhe presidenti Florentino Perez nuk janë nga ata që pranojnë humbjen, ndaj numri 1 i merengues ka dhënë sinjalin e qartë se Ronaldo është e shkuara, ndësa në klub do të vijnë lojtarë të jashtëzakonshëm. “Kjo është një skuadër e madhe që do të forcohet me lojtarë fantastikë – siguroi Perez – Po jetojmë një moment legjendar. Kemi fituar tituj, kemi një forcë institucionale dhe një potencë finanziar të jashtëzakonshëm. E mbi gjithcka mbështetjen e miliona tifozëve”.

Pas këtyre deklaratave të Perez, tifozët e Real pyesin se cilët janë “lojtarët fantastikë që do të forcojnë skuadrën” e që kanë detyrën aspak të thjeshtë të bëjnë të harrohet Ronaldo. Aksi Madrid-Chelsea është më i nxehti i merkatos. Dashuria e madhe i korrespondon Eden Hazard, por londinezët duan ta mbajnë belgun e për ta lënë të lirë e kanë cuar shifrën në stratosferë (225 milionë euro).

Asnjë pengesë ndërkohë dhe paramisht është një akord i kryer për belgun tjetër, portierin Thibaut Courtois. Portieri ka edhe një vit kontratë me Chelsea, por ka bërë të ditur që para Botërorit se nuk ka ndërmend të rinovojë, duke e detyruar Abramovich të negociojë transferimin e tij, për të mos rrezikuar ta humbasë me parametër zero në 2019. Courtois ka zgjedhur Real Madrid e kampionët e Europës kanë zgjedhur atë: 35 milionë euro në tavolinë dhe një akord me lojtarin shumë më lehtë se mund të imagjinohej. Por e kishte fjalën vetëm për këta të dy Perez, apo në mendje i kalon ai Neymar, të cilin deri tani e ka përgënjeshtruar gjithnjë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *