• |
ide | kryesore

Presidenca/ Meta për Ramën, si Nishani i Berishës?

Kryesore, Lajme



Ndërkohë që partnerja e tij familjare dhe pasuesja e tij politike i ka bërë thirrje publikisht të mos e dekretojë ligjin për Teatrin, Ilir Meta sot ka lënë vend për shumë keqkuptime. Ai është shfaqur në një tubim përkrah Erion Veliajt duke i lënë këtij të fundit të spekullojë si me figurën e presidenti po ashtu edhe me firmën e tij për kthimin e ligjit special që i fal tokën publike kompanisë “Fusha”.

“Besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë, për diçka që për të cilën tashmë besoj se ka konsensus publik, konsensus të gjerë publik tek aktorët, tek ata që votuan në Parlament dhe tek popullata, sepse siç e tha i madhi Robert Ndrenika (të cilin ditët e fundit Veliaj po e përdor më keq se Altin Bashën), kemi nevojë për teatër e jo për muze. Ndaj, për një teatër të ri besoj do gjendet një vullnet i mirë, kam shumë besim”.

Lexo më tej:

Çfare tha Meta pas shfaqes publike me Veliajn

Si u tall Veliaj me qetesi dhe dashuri

Sikur kjo deklaratë e kryebashkiakut të mos mjaftonnte vetë presidenti i ka shtuar edhe më shumë dyshimet.“Dua t’ju siguroj se në çdo vendim, nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tilla. Do të veproj konform kompetencave. Nuk do te veproj jashte pergjegjesive te Presidentit”- ka thënë Meta këtë të mërkurë.

Pavarësisht këtyre dyshimeve është ende e pa imgjinueshme sesi presidenti mund ta dekretojë një ligj të tillë. Ai me siguri do e kthejë atë mbrapsh.

Por edhe sikur vetëm ky qëndrim (pavarësisht nga akti që do të kryejë) “institucional” i barazlarguar dhe prej diplomati të huaj i Metës, në raport me skandalin e teatrit e bën atë me faj.

Sepse është e vështirë të jesh i pananshëm dhe mbi palët, kur njëri nga aktortë në lojë i ka të shkruara në ballë qëllimet e mbrapashta.

Deri më tani Ilir Meta është sjellë pothuasje ashtu siç e donte Rama. Jo më kot kryeministri i ka dalë atij në mbrojte edhe publikisht duke i konsideruar qëndrimet e tij me nota positive. Me përjashtim të një deklarate për qëndrimin kundër Trumpit në OKB, me përjashtim të më shumë kërkesave për të dhënë autorizimin për marëveshjen e detit dhe të mos dekretimit akoma të shefit të ShISH, Meta nuk ka qenë një president kokëçarës për qeverinë.

Aq sa shumë kush ka filluar ta krahasojë presidencën e tij, me atë të Bujar Nishanit në kohën e qeverisjes Berisha.
Natyrisht, pavarësisht se të dy janë zgjedhur me vullnetin personal të kryeministrit, profilet e presidentit aktual me atë të pasardhësit nuk janë të njëjta. Meta ka tjetër background politik. Dhe Edi Rama nuk mund ta trajtojë si një aktor të thjeshtë, që t’i vërë Erion Veliajn për ta gënjyer.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Shqiperia pa President.
    Fantomi dhe eksllavi i Edi kokaines ,kungilli ilir meta merre rrogen e presidentit,a bene punen e argatin e eksllavit te Rames.
    nje predident ne vet kurth.nje president qe 2 dekada ka vjedh e plaqkit shtetin me mafin e PS-s.
    nje president me te drejte Zero fjale,prononcimi e vendim Shteti.
    imagjinoni.qe ish presidentin francez nikola sarkozy ka pas fuqin ta shkarkoj nje minister te punve te jashtme,si e shkarkoj bernard kushnerin.
    a iir meta i rrine gaditu si femija ne shkolle fillore edi rames,dhe nje fjal te vetme nuk guxon ilir meta ta thote kunder saimir tahirit,e tonelata trafilk droge nga ps,pa i llogatitur krimet me pagesa..
    ku eshte president fantomi,apo shqiperia pa president fare.

    1. Është temë tjetër që të flasësh për Ilir Metën si politikan e tani president.
      Ka një të vërtetë në opinionin publik shqiptar që për të komentuar zig-zaget politike të tij, përdorin fjalët “dridhe Like”
      Sa për pasuritë, kam bindjen se pasuritë e deklaruara të politikanëve shqiptarë e jo vetëm shqiptarë, përbëjnë vetëm një pjesëz të vockël të ajsbergut të parave të tyre të shumta të fshehura në ishujt e parajsave fiskale.
      Për 11 vjet rrjesht që qeverisi Rama Tiranën si pasha i saj, u ndërtuan nga biznesmenët e ndërtimit me qindra pallate shumëkatëshe pa asnjë plan urbanistik e bile duke grabitur edhe pronarët tiranas.
      Vërtetë që nuk ka asnjë “fakt” që Rama për çdo leje ndërtimi për pallat, ka marë 20% të vlerës së tij, siç qarkullon dyshimi në opinionin publik. E kush do të ishte ai biznesmen ndërtimi që bashkë me Ramën do të pranonte të hynte edhe ai në burg, nese do të denonconte ?
      “Fakti” i vetëm por edhe i mjaftueshëm, janë pallatet e ndërtuara pa asnjë kriter urbanistik e që veç se ja kanë zënë frymën edhe rrugicave, nuk lanë asnjë objekt me vlera historike por as edhe parqe e hapsira të lira ku të kalojnë kohëm fëmijte e pensionistët.
      Deri sa pa u bërë kryeministër, Rama deklaronte se ka kursimeve vetëm …………..3 mijë euro e nuk kishte banesë e shkonte për të fjetur në shtëpitë e shokëve ?????????
      Dy vjet pasi u bë kryeministër, ndërtoi në Surrel jo një shtëpi modeste, por një si biçim kalaje me manierat e tij “moderniste”.
      Kjo përsa i takon parave.
      Sa i takon politikës, që ditën e parë sapo u ul në karrigen e kryeministrit, puna e parë që bëri, ishte të hiqte edhe ato pak kompetenca që kishte presidenti duke ja kaluar vetes si kryeministër.
      Me sebepin e të famshmit Vetting që do të pastrojë drejtësin., sot Shqipëria pasi katandisi me një president tërësisht formal, ka ngelur pa Gjykatë të lartë e pa Gjykatë kushtetuese. por edhe pa parlament të mirfilltë demokratik pluralist sepse ai edhe kuvendin e ka shndruar në një kope deputetësh që ngrejnë me komandë kartona për të plotësuar tekat e tij. Pak rëndësi ka se çfarë qëndrimi do të mbajë “presidenti” Meta pasi ai ka edhe më pak forcë se opozita për të kundërshtuar Ramën.
      Ah po ?
      Nese të gjitha mediat shqiptare ti hidhen në grykë këtj kryeministri të marrosur, e të botojnë që të gjitha shkrime të intelektualëve më të formuar shqiptare që ti bëjnë thirrje qytetarëve me argumenta e fakte se përse nuk duhet të durohet më Rama si kryeministër, atëhere edhe Liklja do të thotë “o Mete për vete”

  2. Krahasimi qe ben lapsi nishani-meta dhe berisha-rama nuk ka lidhje fare nishani nuk e beri asnje dite punen e presidentit sa per brishen ky ishte presidenti.dergojani videon ne miting tropoje qe nxorri a.hoxha sot se mund te thote ndonje te re nga tropoja.

  3. Që një president në një vend demokratik të këtë mendime të ngjashme politike me një kryeministër, kjo nuk mund të etiketohet me fjalën “vasal”
    “Vasalë” të kauzës për të shkuar në modelin e demokracisë europerëndimore ishin qindra mijëra shqiptarë që ju gëzuan përmbysjes se diktaturës monopartiake të PPSH sot PSSH, e kjo nuk përbën ndonjë krim, përkundrazi është një lëvizje progresi.
    Nuk ka asnjë fakt që personalisht, si Nishani edhe Berisha të kenë qenë “partnerë” për të vjedhur.

  4. Nga Europa,
    edhe pse je munduar t’a fshehesh dallohesh qe je kosovar, kjo aspak per tendence dashakeqe, perkundrazi respekt dhe dashuri per gjithe Kosoven dhe kosovaret vellezer.
    Ajo qe me detyroi te replikoje eshte se duhet te kesh shume me teper respekt per veten (meqene se na sjell zerin e Europes) duke shkruar korrekt gjuhen amtare dhe duke komentuar rreth lajmit dhe duke bere tifozin e opozites ne nje kohe kur titulli i lajmit shpreh qarte; “Meta per Ramen, si Nishani per Berishen?”

  5. Nga Europa,
    edhe pse je munduar t’a fshehesh dallohesh qe je kosovar, kjo aspak per tendence dashakeqe, perkundrazi respekt dhe dashuri per gjithe Kosoven dhe kosovaret vellezer.
    Ajo qe me detyroi te replikoje eshte se duhet te kesh shume me teper respekt per veten (meqene se na sjell zerin e Europes) duke shkruar korrekt gjuhen amtare dhe duke komentuar rreth lajmit dhe duke bere tifozin e opozites ne nje kohe kur titulli i lajmit shpreh qarte; “Meta per Ramen, si Nishani per Berishen?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *