• |
ide | kryesore

Presidentja kroate sot për vizitë zyrtare në Tiranë, zbardhet axhanda e takimeve

Lajme, Të fundit



Presidentja e Republikës së Kroacisë, znj. Kolinda Grabar-Kitarovic, nis sot vizitën shtetërore në vendin tonë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.

Në orën 17:00, Presidentja Grabar-Kitarovic do të pritet nga Presidenti Meta me një ceremoni zyrtare në Institucionin e Presidentit për të vijuar me një takim kokë më kokë e më pas me takimin dypalësh në krye të dy delegacioneve respektive.

Në orën 18:00, pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konference te përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe kroatë.

Gjatë vizitës së saj Presidentja e Kroacisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidentja Grabar-Kitarovic do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do te lançohet projekti kroat per mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *