• |
ide | kryesore

Seria A dhe Premier League “më dorë-lëshuarat” e merkatos

Sport



Një muaj nga mbyllja, Serie A e Premier League dominojnë merkaton verore mes pesë kampionateve më të rëndësishëm Europian. Goditjet e mëdha i kanë bërë shoqëritë e dy ligave të investojnë respektivisht 858 milionë e 851 milionë, duke shënuar një diferencë të madhe me të tjerët. Jo dhe aq me La Liga në Spanjë ku klubet kanë shpenzuar pak më shumë se 500 milionë, ndërsa Bundesliga e Ligue 1, vërtiten rreth 300 milionë.

Në Serie A, me ardhjen e Cristiano Ronaldos, Juventus është ajo që ka shpenzuar më shumë me 222 milionë: përvec 117 të derdhur në arkat e Real Madrid për portugezin, shoqëria bardhezi ka shpenzuar rreth 80 milionë për Cancelo (40 milionë e 300 mijë euro) e Douglas Costa (40 milionë), të cilëve i shtohet Perin (13 milionë) e të rinj si Magnani e Favilli. Kontribut modest në shumën totale e kanë dhënë Roma, mbi të gjitha me 24,7 milionë të paguara për Pastore, e Napoli me blerjen e Fabian Ruiz (30 milionë). Mes 15 trasferimeve europianë më të kushtueshëm futet edhe ai i Nainggolan tek Inter, që xhiroi tek Roma 38 milionë (24 milionë euro plùs Santon e Zaniolo).

Në Premier League, blerja më e shtrenjtë është ajo e Mahrez, i trasferuar nga Leicester tek Manchester City për gati 68 milionë, por shoqëria ka shpenzuar edhe 2.5 milionë të tjera për mbrojtësin Sandler. Çmenduritë i ka bërë Liverpool, që me treshen Keita, Fabinho e Shaqiri ka shpenzuar më shumë se të gjithë: 125 milionë në totale, pa llogaritur këtu 75 milionë për Alisson (akord i përfunduar). Mes blerjeve më të rëndësishme është ajo e Fred tek Manchester United, Jorginho tek Chelsea e Felipe Anderson tek West Ham.

Në Ligën spanjolle, froni ndahet mes Atletico Madrid e Real Madrid, që kanë shpenzuar rreth 90 milionë secili. Të parët kanë paguar 70 milionë tek Monaco për Thomas Lemar (blerja e tretë më e kushtueshme e Europës) e 20 tek Villareal për 22vjecarin spanjoll Rodri; ndërsa Los Blancos kanë investuar kryesisht tek Vinicius Junior e Odriozola. Barcellona, ndërkohë, ka goditur me Clément Lenglet (rreth 36 milionë) e brazilianin Arthur (31 milionë).

Në Bundesliga, nga 375 milionë të shpenzuara në total, 53 janë të Borussia Dortmund, që futi në radhët e saj Diallo (28 milionë), Delaney (20 milionë) e Wolf (5 milionë). Vlerat në dalje janë shumë të ekuilibruara mes klubeve, me përjashtim të Bayern Mynih, që për momentin po punon vetëm me të ardhurat nga huazimet.

Diskutim tjetër në Ligue 1, ku nga 293 milionë të investuara, gjysma kanë dalë nga arkat e Paris Saint-Germain, që bleu përfundimisht talentin Mbappé nga Monaco për 135 milionë. Shoqëria parisiene ka diferencë të ndjeshme me rivalëtr, që deri tani me lëvizjet e bëra kanë regjistruar shpenzime deri në 15 milionë.

FUTBOLLIST BLERESI SHITESI VLERA
K. Mbappé PSG Monaco 135 milioni
C. Ronaldo Juventus Real Madrid 117 milioni
Thomas Lemar A.Madrid Monaco 70 milioni
Riyad Mahrez M.City Leicester 67,80 milioni
Naby Keita Liverpool Leipzig 60 milioni
Fred M.United Shakhtar 59 milioni
Jorginho Chelsea Napoli 57 milioni
Fabinho Liverpool Monaco 50 milioni



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *