• |
ide | kryesore

Skandali me trafikimin e fëmijëve në qendrat “Nënë Tereza”, fillojnë inspektimet

Lajme, Të fundit



Pas akuzave për trafikimin e fëmijëve, autoritetet indiane kanë urdhëruar inspektimin e të gjitha qendrave të fëmijëve të drejtuar nga fondacioni katolik i “Nënë Terezës” në vend, pas arrestimit të një prej murgeshave të saj të akuzuar për trafikim fëmijësh. Nju Delhi ka kërkuar nga autoritetet lokale “të kenë në vëzhgim shtëpitë e fëmijëve të drejtuar nga Misionarët e Bamirësisë”.

Në fillim të këtij muaji, policia indiane arrestoi një murgeshë dhe një punonjës në një nga këto qendra në Ranchi, kryeqyteti i Jharkhand, pasi dyshohen se kanë shitur të paktën pesë fëmijë për mijëra euro. Skandali shpërtheu pas raportit të zhdukjes së një fëmije nga një shtëpi që grumbullon gratë shtatzëna dhe nënat e pamartuara në vështirësi.

“Misionarët e Bamirësisë” u krijuan në Kalkutë në vitin 1950 nga Nënë Tereza, e cila më vonë u bë një ikonë globale e dhembshurisë. Pasi ndëroi jetë në vitin 1997, ajo u shenjtërua nga Kisha Katolike në vitin 2016. Me mbi 5.000 murgeshë në mbarë botën, janë pjesë e kësaj organizate bamirëse, e cila ka zyra në më shumë se 130 vende.

Burimi: europe1.fr 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *