• |
ide | kryesore

(VIDEO) Aksidenti me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, dy të rinj në pranga

Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një 25-vjeçar.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se kanë arrestuar shoferin 32-vjeçar të makinës që shkaktoi aksidentin, i cili ishte pa patentë, si dhe një tjetër qytetar 28 vjeç pasi akuzohet për pengim të së vërtetës.

I riu, Xhemal Goga 25 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe humbi jetën një ditë më parë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 17.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Rr., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, në Kashar, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, i cili është përfshirë në aksident me mjetet tip “Jeep Kabriole” dhe “Peugeot”, me drejtues shtetasit Xh.G., dhe J.H., vjeç 25 e 24, banues në Tiranë, për pasojë, ka vdekur drejtuesi i mjetit Xh.G., kurse drejtuesi J.H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për aksidentin me pasojë vdekje të shtetasit Xh.G., ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Domjes, më datë 18.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ll., vjeç 28, banues në Fushë Krujë, për pengimin e të vërtetës. Neni 301 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *