• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mashtrimi i Ramës, Fusha sh.p.k nuk ka pronë në kufi me Teatrin

Lajme, Të fundit



Pohimi se kompania Fusha sh.p.k e ka pronën ngjitur me teatrin është i pavërtetë sipas të dhënave që ka publikuar sot Partia Demokratrike. Albana Vokshi tha se Fusha sh.p.k nuk ka pronë kufitare me teatrin, që ka qenë edhe argumenti kryesor i nismës që u shndërrua në ligj për faljen e tokës tek privati në këmbim të financimit të teatrit të ri.

Për të qenë më të qartë në mashtrimin e Ramës, nga partia Demokratike është shpërndarë një video, nga ku kuptohet qartë pazari i ligjëruar në qendër të Tiranës.

 

 

 

““Fusha shpk”, të cilin Edi Rama po e përdor si kompani guackë për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit, nuk është pronar kufitar me pronën e teatrit, siç thotë qeveria në ligj. Kompania “Fusha” ka në pronësi të saj vetëm 298 metra katrorë jo kufitarë me Teatrin, siç duket qartë në hartë. Ose thënë ndryshe më pak se 3 përqind të të gjithë sipërfaqes që Rama kërkon t’ia falë me ligj” tha gjatë konferencës për mediat, Albana Vokshi.



6 Comments

  1. Ore gomere te PDs Rama nuk ka thene asnjehere qe kompania Fusha ka toke ngjitur me Teatrin , por me pronen publike qe rrethon teatrin.

    Hajde opozite ,, hajde.. merren me lojra fjalesh. Jo po the keshtu , jo po the ashtu.

    Me ju ne opozite Rama i ka te sigurta dhe nja 10 vite te tjera ne pushtet.

  2. Deri sot PD fusha fusha shpk oligark etj tani fusha shpk ka tok ska tok,kjo eshte PD vokshi nuk po e rrit dot pazarin me fusha shpk.

  3. Mashtrim i Rames??? Jeni ne vete? I gjati ine asnje here nuk ka genjier dhe nuk e ka zakon te genjeje .Po nuk besuat shikojini bemat e tij tek ERTV .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *