• |
ide | kryesore

Akinyemi, emri që do t’i dalë në ëndërr Luftëtarit

Sport



Kualifikimi nuk është se ishte menduar, pas goditjes së fortë 5-0 të marrë në ndeshjen e parë në Letoni kundër Ventspils, por që edhe kthimi do të kishte të njëjtin makth, edhe kjo nuk ishte menduar. Adeleke Akinyemi, nigeriani i fortë i formacionit të Dejan Vukicevic është ëndërra e keqe e cdo gjirokastriti, jo vetëm e futbollistëve të Luftëtarit në fushë.

19 vjecari me të njëjtën qetësi që shkatërroi ëndërrat e bluezinjve në vetëm 45 minuta lojë me një poker (e para në karrierën e tij ndërkombëtare), përmbysi edhe në Elbasan Arena golin e Shkurtaj, përpara se një ndeshje rokambolekse, por që për Ventspils nuk kishte më rëndësi të përfundonte 3-3.

Nigeriani ishte pak të thuash i frikshëm për Kostic dhe të tjerët: edhe pse ende adoleshent, sulmuesi luajti me personalitetin e një kampioni, duke ndëshkuar gjirokastritët në cdo rast të paraqitur. Rrapa e Janicic nuk kanë parë askënd tjetër si ai ti shënojë 6 gola në dy ndeshje, duke i turpëruar në këtë debutim europian, ashtu si tekniku Kostic që erdhi në pankinë, pikërisht për të bërë më mirë se paraardhësi i tij Hasan Lika, por që në dy ndeshjet e para krijoi mosbesim në ambjentin bluezi.

Akinyemi është ndëshkuesi, por edhe shpëtuesi i Luftëtarit: nëse nuk do të ishte ai protagonist, Ventspils do të ishte një skuadër normale që shkatërroi turpshëm Luftëtarin, ndërsa me të letonezët ishin skuadra që kishte sulmuesin nigerian të përfaqësueses, atë që bëri diferencën…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *