• |
ide | kryesore

Batuta e Rulit pas takimit me Bashën: Pa mbaruar bahçen nuk kthehem në politikë

Lajme, Të fundit

Kritikët e Bashës, ish-ministrat Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj u takuan ditën e sotme në zyrën e kryedemokratit, dhe pas takimit, Ruli nuk u kursye në batuta apo ironi.


Mustafaj tregoi për “News 24” se biseda me Bashën ishte informale. Ndërsa Ruli, i pyetur nëse do të kthehej në politikën aktive pas 1 viti e gjysëm mungesë, u shpreh se nuk kthehet pa mbaruar bahçen dhe pa mbjellë pemët.


“Biseduam të gjitha gjërat që mund te bisedohen në një takim informal”, u shpreh Mustafaj.

“Nuk kam asnjë detyrim. Pa mbaruar bahçen dhe pa mbjell pemët nuk kthehem në jetën aktive”, – u shpreh me ironi Ruli.

“Nuk mendoj se kam aq shumë mend tu jap këshilla të tjerëve kam eksperiencë sa për vete. Shkëmbim bisede mes miqsh si i sheh ai si i shohim ne”, shtoi Ruli.

Sali Berisha nuk mungoi ne takim që Lulzim Basha pati me dy prej themeluesve të PD, të cilët nuk ja kanë kursyer kritikat lidershipit demokrat pas hartimit te listave dhe humbjes se zgjedhjeve.

3 Comments

  1. Njoni ma fuks se tjetri …. Keto fytyra te djegme dun me mbajt peng jo vetem PD por edhe shqiptaret , me te vetmin qellim qe mos te jetojne te qete e te sigurte pa sigurimsa te vjeter …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu