• |
ide | kryesore

Berisha: Ligji për kumarin u soll për Olsin dhe Geronin

Lajme, Të fundit



Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi nw kuvend projektligjin që qeveria ka sjellë për uljen e taksave për bizneset e lojërave të fatit. Berisha e ka akuzuar direkt kryeministrin se ky ligj është bërë posaçërisht për të favorizuar vëllanë e tij Olsi Ramën dhe vëllanë e ministrit të Brendshëm, Geron Xhafajn, si ortakë në këto biznese.

“A e dini ju që këta kanë sjellë ligj këtu në parlament për Olsin dhe Geronin? Se Olsi dhe Geroni duan – po, Pandeli, mos fol, se s’di gjë – dhe lexoje ligjin si është përcaktuar për lojërat e fatit?! Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80%, do të merret 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Ish-ministri së paku tregoi karakter, kurse ai hajduti me çizme…” u shpreh Berisha.



4 Comments

  1. Jo vetem ari po edhe Stalini se kemi nevoje te na perktheje, ose me mire te themi te na pershtase ne shqip se cfare desh te transmtonte Saliu mbasi e beri rrumpalle fjalimin duke ngaterruar dhe harruar fillin e mendimeve.

  2. Taku, nuk e besoj, sidomos per ari-n, mbasi nga menyra se si gjykon dhe shkruan nuk ka mundesi te beje edhe veprime arithmetike, dhe ose do humbte, ose do hante dru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *