• |
ide | kryesore

Berisha zbulon lidhjet e “të fortit” të Shkodrës me Partinë Socialiste

Lajme, Të fundit



Pas publikimit në mediat belge të një shkrimi për Safet Bajrin, një person të kërkuar në atë vend, por që jeton i pashqetësuar në Shkodër ka ardhur edhe një reagim nga ish-kryeministri Berisha. Sipas ti Edi Rama është miku dhe mbrojtësi i “Bajrëve” të Shkodrës.

“Noriega miku dhe mbrojtesi kryesor i Bajreve! Polici dixhital denoncon: Policia nuk guxon te prek Safet Rrustemin per shkak te Edvinit! Bajret jane mbeshtetes kryesor elektoral te piktorit deshtak!” – shkruan Berisha që publikon edhe një SMS të një personi që thotë se është punonjës policie.

“Mirmrama zoti Berisha!

Un qe po ju shkruaj jam nje punonjes i Policise Shkoder… Dua te denoncoj se nje nder kriminelat me te rrrezikshem ne Shkoder Safet Bajri (Rrustemi) te cilin disa muaj me pare e keni denoncuar ne facebook tuaj… Ka disa dite qe Shteti Belg e ka vendosur kete person ne listen e krimineleve me te kerkuar ne Interpol por ne Drejtorine e Policise shkoder nuk guxohet te merret asnje hap per arrestimin e ketij personi i cili qarkullon me makina te blinduara ne shkoder cdo dite per shkak te lidhjeve te tij me Partine Socialiste ne vecanti direkt me Edi Ramen i cili e ka Safetin dhe Bajret mbeshtjetjen kryesore elektorale dhe drekon e sajdiset ne lokalin e tyre se bashku me deputetin Luan Harusha i cili edhe ky ka lidhje shume te ngushta me Fisin e Bajreve… Zoti Berisha edhe pse ne kerkim nderkombtar ky individ vazhdon dhe qarkullon cdo dite i lire neper Shkoder me nje S class te blinduar me targa Ruse… Njerezit jan te tmerrum nga ky fis i rrezikshem i cili ka kryer me dhjetra vrasje apo gjobvenie ne Shkoder me bekimin e Partise Socialiste… JU LUTEM REAGONI” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha.

Artikulli

“Ne kemi gjetur gjurmët e të shumëkërkuarit Safet Rustemi”. Me këtë titull dhe me fotografinë e atij që ata vetë e cilësojnë si një ndër kriminelët më të kërkuar në Blegjike, media belge “La Derniere Heure” publikon shkrimin, sipas të cilit Safet Rustemi ndodhet në qytetin e Shkodrës, edhe pse është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë.
Artikulli zbulon fakte të reja teksa pohon se Rustemi zotëron një nga plazhet më të frekuentuara të Velipojës, ku përdor në fakt mbiemrin Bajri.

“Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Policia federale e kërkon Safet Rustemin si një nga kriminelët më të kërkuar nga Belgjika.

Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. ‘Burhan Berçana dhe shoqja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba”. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze.



4 Comments

  1. Eshte e vertete. Bajrajt kane rrembyer e shfrytezuar per prostitucion gocen e halles time 15 vjec . Askush nuk foli, nuk kam besim te policia (jo e gjitha, nje pjese e saj)

  2. ngado qe ta shohesh problemin arrin ne konkluzionin qe krimi ne shqiperi ka bekimin e politikaneve si majtas apo djathas. Pa u larguar kjo kaste e ndyre nuk ka hajer ai vend

  3. Mua nuk me intereson se kush eshte ne pushtet I paemer, por kush ndihmon njerezit e zakonshem, dhe te mos ndihmoje monstrat per ca vota te qelbura nga cdo ane qe te jene. Njerezit jane te rendesishem se ikin e nuk kthehen me. Trauma nuk eshte me personale e nje familje kur nuk godet krimin qe ben mu.. Cfare i kushton policise te veproje????? Ku te jetojme ne njerezit e zakonshem? Cfare do beje ti po t’i kishte ndodhur vajzes tende kjo zoti Minister i Brenshem?

  4. Per shkodren me vjen keq,por cfare kan mbjell po korrin.bosi i Trustit te Geshtenjave nuk e arrestoje kete te fortin se punonte dhe punon per kete klan kete e dine mire shkodranet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *