• |
ide | kryesore

Europë apo jo, për Milanin vendoset nesër

Sport



Orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Milanit. Të premten, do të shpallet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me ankesën e klubit kuqezi kundër përjashtimit me një vit nga Europa i vendosur nga UEFA në shkallën e parë për shkelje të rregullave të Fair Play-t Financiar.

Gjyqi ka nisur që në 9.30 të mëngjesit të sotëm dhe do të zgjasë deri në mbrëmje vonë. Për rastin, kompania nga rruga “Aldo Rossi” do të jetë e pranishme në Lozanë me përfaqësues të rëndësishëm. “Ekipi kuqezi” që do të përballet me UEFA-n, siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, përbëhet si më poshtë: avokatët Cappelli dhe Aiello, a.d. Fassone dhe përgjegjësja financiare Valentina Montanari. Ekipi gjithashtu përfshin Antonio Rigozzi, ekspert ligjor në çështjet sportive dhe fitues më herët (me Juventusin) në çështjen FIFA-Mutu, si dhe Franck Tuil, përfaqësues i fondit Elliott. Risia është në faktin që të pranishëm në Zvicër do të jenë edhe pronarët e rinj: Elliott do të duhet të bindë CAS-in se menaxhimi i Milanit prej tij është një projekt afatmesëm dhe afatgjatë prej të paktën dy vjetësh.

Megjithatë sot përpara trupit gjykues është prezantuar administratori i deleguar aktual Marco Fassone: një orë e gjysmë debat për të nënvizuar faktin se ndaj Milanit po tentohet të aplikohet një trajtim ndryshe nga ajo që është vendosur më herët në rastet e ngjashme dhe mbi të gjitha për të treguar se borxhi i shoqërisë nuk është më kundrejt të tretëve, por ndaj atij që është bërë aksioneri më i madh, pra Fondit Elliott.

Për sa i takon përbërjes së CAS, do të jetë ish-gjyqtari zviceran Pierre Muller avokat ekspert në çështjet ekonomike. Nga ana e saj UEFA do të përfaqësohet nga Mark Hovell, prej vitesh avokat i sindakatës së lojtarëve anglezë. Ai që do të drejtojë seancën do të jetë Ulrich Haas, gjerman i lindur në Zvicër që jep mësim në Universitetin e Zyrihut.

Për të një precedent jo pozitiv për ngjyrat italiane: ishte pikërisht ai gjyqtari që refuzoi apelin e Valentino Rossit për penalitetin e pësuar në Malajzi pas Moto GP të Sepangut dhe incidentin me Marc Marquez.

Milani uron që këtë radhë gjërat të shkojnë ndryshe për palën italiane në çështje. Pas debatit, trupi gjykues do të mblidhet në Dhomën e Këshillit: verdikti, fillimisht i parashikuar në orët e vona të pasdites, siç u tha më lart do të shtyhet për nesër paradite për shkak të ndërhyrjeve të nevojshme (jo vetëm ajo e Fassones por edhe të tjerë, 10 në total). Ndërsa për motivet duhet pritur disa javë.
Hipotezat mbeten dy. Nëse CAS duhet të konfrimojë vendimin e shkallës së parë të UEFA, Milani do të mbetet jashtë kupave të Europës për një vit.

Ndërsa nëse CAS do t’i japë të drejtë Milanit, kuqezinjtë jo vetëm që do të gjendeshin në fazën e grupeve të Europa League, por do të uleshin sërish në tavolinë me UEFA-n për të gjetur një akord në përputhje me Fair Playn Financiar, për të cilin 8 ditë më parë Fondi Elliot ka deklaruar se do ta respektojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *