• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Gramoz Ruçi përkulet para bustit të Pjetër Arbnorit

Lajme, Të fundit



Në oborrin e Kuvendit u inaugurua busti për Pjetër Arbnorin, ish të dënuarin politik që vuajti për 28 vjet në burgjet e diktaturës komuniste. Në ceremoni veç familjarëve të Arbnorit ishin edhe politikanë të të gjitha kaheve, ndërsa ceremonia e inaugurimit u drejtua nga Gramoz Ruçi.

Në foto është momenti kur Ruçi përkulet para bustit të Arbnorit, pasi e quajti atë “një personalitet politik të vendosur dhe të respektuar”. 

Nw fjalwn e Besnik Mustafajit gjatw ceremonisw, shkrimtari nuk e la pa pwrmendur praninw e Gramoz Ruçit. “Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë”, tha Besnik Mustafaj.



5 Comments

  1. Gjest I mire. Duhet Te jete shembull per Te gjithe Ata qe I sherbyen ne devotshmeri atij regjimi kriminal. Cdo funksionar I larte e I ulet,oficera e operative sigurimi,anetaret skuadrave Te pushkatimit, etj,duhet Te perkulen ne shenje pendimi mbi varret e Te pushkatuareve politike Apo Tu kerkojne falhe atyre QE Jane gjalle.KY do Te ishte sherbimi me I madh QE do I behej Kombit.

  2. Gramozi duhej t’a bente kete pasi Arbnori ju ka dhene atyre ate cilesim lapidar; Keta s’jane socialiste ,keta jane specialiste, Ne nje kohe asnje se besonte.E sotmja verteton plotesisht mendimin e tij.

  3. Absurditet-Ekzekutuesit-bejne homazhe perpara monumenteve te atyre qe i kane ekzekutuar vete.Paturpesia me e madhe e ketyre pinjolleve dhe ekzekutoreve te atij regjimi .Ky eshte ekzekutim i i radhes qe ju be te ndjerit Pjeter Arbnorit qe ishte -MANDELA-i Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *