• |
ide | kryesore

Kaos për 50 mijë pasagjerë, greva e punonjësve të Ryanair anulon 600 fluturime

Planet



Linja ajrore Ryanair ka anuluar 600 fluturime të programuara në dy ditë të javës së ardhshme, për shkak të një greve të anëtarëve të ekuipazhit.

Punonjësit e kompanisë në Belgjikë, Portugali e Spanjë do të lënë punën të mërkurën e të enjten, më 25 e 26 korrik, çka do të ndikojë te 50 mijë pasagjerë.

Greva do të shkaktojë një kaos të madh tek ata që fluturojnë midis këtyre tre vendeve, ndërkohë që grevë do të ketë edhe në Itali, por një zëdhënës i kompanisë tha se kjo nuk pritet të ndikojë në planin e fluturimeve me bazë në Itali.

Linja ajrore me bazë në Irlandë u ka kërkuar ndjesë pasagjerëve dhe thotë se i ka kontaktuar pasagjerët, duke shtuar se nëse klientët nuk kanë marrë një email apo SMS, atëherë duhet të presin të udhëtojnë sipas planit. Për klientët e prekur nga greva, kompania thotë se iu është ofruar akomodim në fluturime alternative ose rikthim i plotë i parave. Megjithatë, shumë udhëtarë ankohen në rrjetet sociale se pushimet e tyre tashmë janë prishur dhe se nuk po arrijnë të lidhen me Ryanair për të prenotuar fluturime të tjera.

Sindikatat në katër vendet kërkojnë që stafi i Ryanair të punësohet sipas legjislacionit të vendit ku operojnë në vend të atij të Irlandës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *