• |
ide | kryesore

Kylie dhe Travis në kopertinë, imitim i Jane Birkin me Serge Gainsbourg (FOTO)

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner dhe Travis Scott, janë pjesë e kopertinës së revistës GQ për gushtin dhe i gjithë interneti u “çmend” për fotot e tyre. Ata u shfaqën për herë të parë bashkë në një kopertinë reviste dhe vendosën që të tregonin gjithçka për jetën e tyre: që nga momenti që janë njohur në Coachella, për marrëdhënien e tyre, për vajzën e tyre Stormi-n etj.

Të shumta kanë qenë komentet për këtë kopertinë. Mes shumë komenteve pozitive, ka pasur edhe nga ata që e kanë komentuar negativisht. Fotografen Paola Kudacki e kanë kritikuar shumë dhe e kanë akuzuar se ajo nuk ka qenë fare origjinale dhe këtë ndoshta me të drejtë, pasi ky shërbim fotografik për revistën GQ është i ngjashëm me shërbimin ikonë të çiftit të famshëm të viteve ‘70, Jane Birkin dhe Serge Gainsbourg, shërbim i realizuar në vitin 1978 nga fotografi Helmut Newton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *