• |
ide | kryesore

Mendjemadhësia e Jorginhos: Askush si unë në Angli

Sport



Mesfushori i Italisë është transferuar tek Chelsea për shumën e £57 milion dhe nuk druhet aspak nga prezenca në Premier League e kampionëve si Eden Hazard apo Paul Pogba, duke e konsideruar veten me aftësi unike.

Jorginho beson se do ti japë londinezëve aftësi unike, që vetëm italo-braziliani mendon se i ka në Premier League. 26-vjecari konsiderohet në fakt një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij dhe ndonëse në Angli janë të shumtë lojtarët e talentuar, ai mendon se askush nuk mund të bëjë atë që bën ai: “Ndoshta stili im i lojës është dicka që nuk është parë kurrë më parë në Angli.
Shpresoj të jetë dicka e mirë për futbollin këtu dhe do të bëj maksimumin për ta bërë të funksionojë”, ka deklaruar Jorginho për faqen zyrtare të klubit.

Në Stamford Bridge, Jorginho do të luajë përkrah një lojtarëve më të mirë shkatërrues në lojë, fitues i Kupës së Botës, N’Golo Kante.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *