• |
ide | kryesore

Mes Pjanic e Juventus futet një shqiptar

Sport



Pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos në Torino, Juventus po tregon vëmendje tek operacionet në dalje. Është folur shumë për Gonzalo Higuain, që Sarri dëshiron ta marrë tek Chelsea në aventurën e tij të re në Premier, por londinezët, në hije, kërkojnë ti rrëmbejnë bardhezinjve një tjetër kampion: Miralem Pjanic. E surprizisht mes torinezëve dhe mesfushorit boshnjak është futur një shqiptar. Pozicioni i Pjanic për momentin është i paqartë, por nuk përjashtohen surpriza, në kohën kur Miralem ka darkuar me menaxherin shqiptar Fali Ramadani, njeri shumë pranë Bluve, e menaxher gjithashtu edhe i Maurizio Sarrit.
Një takim i pamenduar, duke parë protagonistët, që mund të hapë skenarë të tjerë në merkato. Sipas asaj që referon Gazzetta dello Sport, Ramadani mund të jetë njeriu i ri i besuar i Pjanic, që me shumë mundësi do të thyejë raportin me agjentin e tij historik Becker për tiua bashkuar Sarri tek Chelsea.
Duhen kuptuar tashmë qëllimet e Juventus në lidhje me këtë cështje. Aktualisht bardhezinjtë nuk duken të interesuar të shesin lojtarin, por deri tani nuk kanë mbërritur akoma oferta konkrete, gjë që e bën situatën e Pjanic të hapur për zhvillime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *