• |
ide | kryesore

Motra e Meghan Markle e fajëson dukeshën,”Nëse babai ynë vdes e ke fajin ti”

Paparazzi, Slider



Babai i Meghan Markle vazhdon me deklaratat e tij të vazhdueshme në media lidhur me martesën e së bijës me Princin Harry.

Rezultati nga e gjithë kjo nuk është aspak në krah të tij pasi familja mbretërore nuk ka asnjë kontakt me Thomas Markle dhe ka ndërprerë çdo komunikim. Një burim rrëfeu se pikërisht fakti që ai flet vazhdimisht për mediat e ka bërë çiftin të ndihet në siklet. Motra e Meghanit, Samantha Markle është inatosur shumë me Dukeshën e Sussex-it. Në një postim në Twitter ajo e ka kritikuar Meghanin qër vlerësimin që i ka bërë Nelson Mandela-s në vend që këtë duhet ta kishte bërë për babain e saj. Sipas Samantha-s nëse diçka i ndodh babait të tyre fajtore do të jetë vetëm Meghani.
” Si thua sikur t’i shprehësh mirënjohje babait tënd Meghan? Mjaft! Sillu si njeri, sillu si një grua. Nëse babai ynë vdes të bëj ty përgjegjëse Meg!”,- shkruan motra e Dukeshës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *