Ishin çift prej shumë kohësh, në 2012 u ndanë dhe më pas u ribashkuan me shpresën se për ta s’do të kishte kurrë ndarje. Flasim për çiftin e njohur Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth të cilët muajit e fundit nuk kanë shkuar aspak mirë me njëri tjetrin duke qenë se diskutimi për të pasur apo jo fëmijë është bërë debati kryesor i tyre.
Liam ka qenë i mendjes se ata duhet me patjetër që të bëhen me fëmijë sepse ka ardhur koha për tu shtuar në familje ndërkohë që Miley e ka konsideruar veten shumë të re për të qenë nënë. Ajo mendon se në moshën 24 vjeçare që është nuk mund të jetë aq e përgjegjshme.
Mediat rozë po shkruajnë se Miley dhe Liam pasi nuk kanë dalë në një përfundim, kanë vendosur të ndahen duke vazhduar tashmë jetët e tyre larg njëri tjetrit.