• |
ide | kryesore

Një dëshmitar i tretë hyn në konfliktin mes Almeida Abazit dhe “Vizion Plus”

Arkiva, Paparazzi, Slider



Pas përfundimit të Dancing With The Stars, Almeda Abazi akuzoi publikisht produksionin për papërgjegjshmëri. Sipas saj, ata nuk i mbuluan disa shpenzime ekstra gjatë qëndrimit në një prej hoteleve të Tiranës.

Në postimin e saj në Instagram Stories, Almeda shkruan se pagoi vetë ujin, lavanderinë dhe hekurosjen e rrobave. Hoteli iu përgjigj shkurtimisht pas me faturat që konfirmonin të kundërtën e akuzave. Mund të lexoni më shumë rreth kësaj çështjeje duke klikuar këtu dhe këtu.

Rudi Hizmo, bashkëmoderatori i Almedës në DWTS, foli në lidhje me keqkuptimin e mësipërm i ftuar sot në “Pop Culture” në Top Channel.

“Unë nuk e di ekzaktësisht ç’ka ndodhur, por mesa di unë, Almeda ka qëndruar dy net më shumë. Produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje. Biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur mbaroi DWTS, mbaroi dhe kontrata e Almedës me produksionin, kështu që mbaroi dhe detyrii i DWTS për të paguar hotelin.

Edhe pse Tolgahan dhe Almeda qëndruan dy net më shumë, ata ua paguan hotelin. Si duket, nga pakujdesia, nuk kishin paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë. Almedës ky detaj iu duk pak i çudishëm, ngaqë mendonte se solli Tolgahan falas, pa asnjë pagesë, ata ishin të detyruar ta falenderonin duke paguar çdo gjë.”/Anabel

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *