• |
ide | kryesore

Partizani dhe Gega nuk janë dorëzuar

Sport



Humbja në ndeshjen e parë e ka komplikuar shumë shpejt rrugën e Partizanit në Europa League. 1 gol në fakt nuk është i pakthyeshëm, por skuadra e Skënder Gegës duhet të shkojë të fitojë në Slloveni.
Në “Ljudski vrt”, për shumë arsye është një mision i vështirë për të besuarit e teknikut Gega, që duhet pranuar se në ndeshjen e parë bënë një përfaqësim pozitiv, pavarësisht rezultatit. Fakti qe Atanda pas komplikimit te vizës, udhëtoi me skuadrën në Slloveni, i ka dhënë një shans më shumë ekuilibrit difensiv të të kuqve.

Maribor e tregoi forcën në transfertë dhe sllovenët janë edhe më efikasë brenda mureve të shtëpisë. Por një gol është plotësisht i rikuperueshëm për Partizanin, nëse te kuqtë kujdesen pak më tepër për detajet. Nigeriani do të jetë përkrah Gojkovic në qendër, në kohën kur Belica është i parikuperuar. 27-vjeçari nga Struga ka pësuar një dëmtim në gju në ndeshjen e parë dhe nuk ia doli të jetë gati per kthimin, pavarësisht trajtimit intensiv. Pjesa tjetër e skuadrës nuk duhet të ndryshojë, me Ibrahimin në korsinë e djathtë e Kalarin në krahun tjetër. Vetë tekniku e vlerësoi performancën e të tijve në ndeshjen e parë, por Gegën e shqetëson vetëm kondicioni i Esat Malës, që pësoi një kontraktim muskulor dhe u zëvendësua në Tiranë.

Të kuqtë në fakt jane përballë rezultatit më të vështirë për tu kthyer, 1-0. Kryeqytetasit duhet të shënojnë e absolutisht të mos pësojnë, për të mbetur në lojë per kualifikimin, ose të paktën për të shkuar në kohët shtesë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes Gega ka dhënë sinjalin se nuk ka ardhur i dorëzuar Partizani dhe të njëjtën linjë ka ruajtur edhe Ibrahimi. Të kuqtë kanë kryer edhe seancën e fundit stërvitore dhe janë gati për sfidën me Maribor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *