• |
ide | kryesore

Plagoset i kërkuari gjatë luftës me Policinë në Radhimë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Nga shkëmbimi i zjarrit sot në Radhimë, është plagosur i kërkuari nga Policia, Gaqo Gjini, 38 vjeç nga Vlora.

Gjini ka qenë një person i kërkuar, i cili i është përgjigjur me zjarr, tentativës së policisë, për ta arrestuar. Nga ana e saj, edhe Policia është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë atë të plagosur.

Policia kishte të dhëna se personi i kërkuar, jetonte në një banesë në Radhimë, ndërsa frekuentonte edhe lokalet e zonës. Pas sinjalizimeve, Policia ka rrethuar zonën.

Kjo është herë e dytë në pak javë që ngjarje të tilla sjellin frikë dhe panik te turistët në jug. Në Dhërmi, 10 ditë më parë pati disa të shtëna me armë në një disko, pas një sherri mes disa personave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *