Bashkëpunimi sportiv mes Paris Saint Germain dhe Adrien Rabiot duket se mbërriti në fund. Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, mesfushori francez ka refuzuar rinovimin e kontratës me parisienët dhe duket fare pranë largimit. Rabiot nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për tu bërë pjesë e Barcellonës, që është edhe destinacioni i tij i perferuar. Megjithatë tratativa nuk do të jetë aspak e thjeshtë, duke konsideruar faktin e incidentit “diplomatik” mes klubeve të një viti më parë me cështjen Verratti, ku katalanasit tentuan ta detyrojnë transferimin, duke u bazuar në vullnetin e italianit për të ndryshuar ambjent. Irritimi i PSG është akoma i madh dhe nëse hapet një tjetër cështje merkato, natyrisht që Barcelona nuk është e favorizuar.
Rabiot refuzon rinovimin, Barcelona zgjat duart
Sport
