• |
ide | kryesore

“Shkodra e 5 familjeve mafioze” Mediat belge shkruajnë për Safet Bajrin dhe kontrollin e plazheve

Lajme, Të fundit



Media belge “La Dernier Heure” publikon një shkrim tjetër për të shumëkërkuanin Safet Rustemi, i cili sipas tyre ndodhet në qytetin e Shkodrës, edhe pse është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë.

‘’La Dernier Heure’’ në shkrimin e saj të rradhës shkruan: Që nga e marta e kaluar emri i Safet Rustemit është në listën ‘’mostwanted’’. Konfirmimi nga Ministria e brendshme belge për agjencine e lajmeve të këtij vendi. Safet Rustemi i dëbuar nga Belgjika vitin e kaluar, bileta e dëbimit u pagua nga taksapaguesit belgë.

Ndërkohë që media belge zbulon fakte të reja se Rustemi zotëron një nga plazhet më të frekuentuara të Velipojës.

“Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Policia federale e kërkon Safet Rustemin si një nga kriminelët më të kërkuar nga Belgjika.

Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi, Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. ‘Burhan Berçana dhe shoqja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba”. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze.

Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre. Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë. Kontaktuam ta vinim në dijeni se klienti i tij është në Shkodër. Avokati i Safet Rustemit nuk ka pranuar të reagojë”, thuhet më tej në shkrim.

Pak ditë më parë media belge hidhte dyshime të forta se Rustemi është i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë, e megjithatë ai sot vijon të jetojë i pashqetësuar në Shkodrër.

Sipas tyre Rustemi ishte angazhuar dhe në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, ku kishte ndihmuar deputetin e PS-së Luan Harusha.



9 Comments

  1. Avash ore avash …. Lajmi fillon me Mostwanted dhe mbaron me debimin e ketij personazhit per te cilen taksapaguesit belge paskan pagu per ta heq qafe …..
    Tani ky eshte Mostwanted apo eshte i debuar ….?! Lapsi ngaterron leshin gjithanej si gjithmonë …..

  2. “”” Sipas tyre Rustemi ishte angazhuar dhe në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, ku kishte ndihmuar deputetin e PS-së Luan Harusha”””

    O Bushat & Shkullak mos genjeeeeee.

    O njerez lexojeni vete artikullin tek DH pike BE dhe do shikoni se kete paragrafin e fundit e ka shtuar vete Lapsi se ne artikull nuk egziston fare kjo gje.

    Sa te pa fytyre jane ? si i ndryshojne lajmet keshtu si pa te keqe ?

  3. jk;,
    mos u indinjo shume per genjeshtrat e kesaj gazete, Nese nuk do te shkruej paragrafi i fundit ku do hanin bar gomeret ari me shoke!?
    Une argetohem me kete gazete duke lexuar jo lajmin per komentuesit, shkrimet e te cileve jane idikator per te kuptuar nivelin e popullit dhe kryesisht opozites shqiperise qe mjerisht jemi te detyruar ta vuajme. Gjithsesi te sugjeroj mundohu t’i maresh me sportivitet.

    1. @jk;

      Po ai paragrafi i fundit eshte kripa e artikullit more jk;.
      Ai eshte gjithe esenca e tij. Fjalet e tjera te lajmit jane thjesht ne ndihme , ne mbeshtetje te ketij paragrafi shume kuptimplote.

  4. Më së pari duhet të skjarohet publiku se a janë këto 5 familje “mafioze” qytetarë autoktonë të Shkodrës, apo janë , nga soji i Pal Vatës deri tek soji i Frrokëve e Prengëve të zbritur nga malësitë e që Edi Rama i përdori për diversion kundër qytetarëve shkodranë të njohur për qytetarinë, kulturën e qëndrimin në shumicë antikomunistë.
    Nuk është e rastit që Rama e ka vënë si deputet prapanicën në Vlorë, e gjithë merakun e ka ta bëjë edhe Shkodrën socialiste si Vlorën.
    Kjo të sjell në mend ate barcaletën me fjalët “do ta bëjmë edhe Europën si Vlora”, sapo të bëjmë Shkodrën të tillë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *