• |
ide | kryesore

Kulisat/ Çfarë e shtyu Bashën të kërcënojë jo Ramën, por oligarkët e tij

Kryesore, Lajme



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshkallëzoi qëndrimin e opozitës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kundër prishjes së tij për të ngritur kulla. I kritikuar shpesh se është i kapur edhe vetë nga oligarkët dhe se është pjesë e një tetari fasadë që shan dhe kritikon vetëm Ramën, pa prekur bizneset që vjedhin bashkë më të, kreu i PD-së ka vendosur me sa duket të ngrejë tonet.

Reagimi i tij nuk kishte të bënte vetëm me shembjen e kullave, por njëkohësisht edhe me pengimin e biznesit që do t’i ngrejë ato.  Në këtë kuptim, Basha u bëri thirrje edhe qytetarëve blerës potencialë të mos shpenzojnë asnjë cent në këtë aventur që e pret dinamiti. Në anën tjetër, ai kërcënoi edhe ndonjë bankë që mund të imagjinojë të financojë 6 kullat që do ngrihen mbi truallin publik, falë ligjit special të dy javëve më parë.

Goditja e këtij trekëndëshi, investitor+ financues+ blerës, përbën një hap të guximshëm për Bashën. Po kush e shtyu atë drejt këtyre deklaratave premierë? Cilët qenë ata që e yshtën drejt denoncimit të një qeverisjeje me një grusht oligarkësh?

Kohët e fundit kritikat në këtë drejtim janë shpeshtuar shumë. Por qershia mbi tortë qe një qëndrim i jashtëzakonshëm.

Dy ditë më parë, në një shkrim tejet racional dhe të argumentuar, prej intelektuali race, Aurel Plasari i kishte kërkuar opozitës firmosjen e një kontrate me qytetarët për të sanksionuar qëndrimin për teatrin. “Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të garantojë publikun që çdo ndërtues, i cili do të ketë ndërmarrë aktin e shembjes së kompleksit shumë historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental, do të detyrohet ta dëmshpërblejë shembjen e kryer në mënyrën më të përshtatshme legale, qoftë edhe duke u detyruar ta rindërtojë kompleksin e shembur prej tij”, shkroi Plasari duke e përkëdhelur edhe frikën e Bashës: “Justikimet e gjasshme ndaj një Kontrate Proteatër të Forcave Opozitare, kinse një akt i tillë mund të shkojë përkundër interesave elektoralë etj, hidhen poshtë nëpërmjet metodës eksperimentale, e cila përdoret sot edhe në shkencat politike, më shqip me anë të spovës: e ashtuquajtura “Rilindje” ndëshkoi e shembi sa deshi dhe votat iu shtuan”.

Lexo më tej:

Shkrimi i plotë/ Çfarë i kërkoi opozitës për teatrin Aurel Plasari

Qëndrime të tilla dhe përhapja e një psikoze sikur Basha nuk guxon të përballet me oligarkët, që janë gjithashtu edhe financues të tij, e detyroi liderin e PD-së të bëjë sot deklaratën e fortë. Ai tha se edhe biznesmenët që përfitojnë nga afera e koncensioneve do të goditen përmes ligjit antimafia dhe se kullave të tyre do t’u vihen minat.  “Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entitet tjeter do të jetë subjekt i një ligji të amenduar antimafia. Në bazë të kësaj do iu sekuestrojmë çdo cm katror dhe çdo cent a miliard euro për shkeljet që do konstatojmë. Sikundër nëse guxoni t’i vini minat teatrit, minat do u’a vëme edhe kullave tuaja me ligj” tha Basha.

Por, përpara se të jetë një fitore e trimërimit të opozitës ndaj pushtetit oligarkik, kjo tentativë e shfaqur në rastin e Teatrit Kombëtar për të etiketuar krah politikës edhe emrat e biznesmenëve që janë përfshirë në aferat e rilindjes, ky hap i sotëm ngre një pikpyetje: A do zbatohet i njëjti standart edhe me oligarkët e tjerë?

©Lapsi.al 



10 Comments

  1. Ky eshte k opozite jo si saliu i dyte qe tha do e fus ne burg nanon,pastaj e drodhi ashtu ishte loja.ky basha ste fal ate qe thot e mban,po me paradhenjet qe kane dhene njerez afer tij cdo beje.ti je nje krykar o manekin politik.

  2. Keto jane deklarata per konsum politk, njesoj si Berisha gjate kohes qe ishte ne opozite. Kjjo behet per te mbajtur elektorain e djathte te karikuar se cdo njeri me mend e di shume mire se po te vije ky qumeshtori ne pushtet , nuk do ti beje asgje Fusha shpk. Edhe sikur te doje ta preki nuk i ben dot asgje sepse nese Fusha ShPK e hedh ne gjyq, demshpreblimi do te jete me miljona euro.
    Shashka elektorale.

  3. Shikoni me cfare mender kryetari perfaqsohet opozita!
    Si mund te deklaroje dikush qe pretendon te mare pushtetin duke premtuar vendosje minash!
    Po kriminelet cfare mendojne kur lideri i tyre perdor kete gjuhe!?

    1. Nese ajo eshte prone e grabitur pse duhet ta fale? Socialistet u eksituan per nje pallat qe rrezoi Rama dhe e quajten “era shtet”.

    1. Kush Berishe? Ai qe nuk flet per hidrocentralet ne Valbone te Gener2, nuk flet per rrugen Thumane-Kashar te Gener 2, dhe qe ka zyren te kulla e Bashkimit te Gener 2?

      Kjo puna e oligarkeve me te lindi, prandaj sot merret me traplliqe ne fb. Luli i ka duart e lidhura me shume pren Berishes se sa prej vete oligarkeve.

  4. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……
    Klika punisto-mafioze

  5. Sapo hedh një tymëse Bushati duke i bërë të gjithë biznesmenët “oligarkë”, në kuptimin më pezhorativ të fjaës nga alergjia që ka si pjelle e Bllokut për kapitalizmin e turen kaçiatorët enveristë ta dërmojnë “armikun e kllasës”, Lulzim Bashën.
    Është një ndyrësirë këtu që i frymëzuar nga të përparmet e të pasmet të zbuluar lakuriq të Ramës, kujton se të komentosh diçka, duhet patjetër të përmendësh fjalë banale prej rrugaçi.
    Nëse kauza e aktorëve dhe e opozitës për ruajtjen e godinës së Teatrit kombëtar si një vlerë e kujtesës historike, e që kur duket kjartë se i gjithë ky pazar i ndyrë bëhet në dëm të pronës publike, pronës së të gjithëve për të mbushur xhepat e politikanëve e për t’ju dhuruar oligarkëve ate pronë, nuk ka sepse të sulmojmë këtë opozitë me paragjykime se a do ta mbajë apo jo premtimin.
    E shoh të drejtë mendimin e Plasarit që opozita duhet të bëjë një “kontratë” me qytetarët. që nëse shembet teatri, të shemben edhe grataçielat e ndërtuara për fitime korruptive të firmës “Fusha” e të Ramës.
    Por fakti se peticioni kundër këtij veprimi kjartaz korruptiv e arbitrar të Ramës është firmosur nga vetëm 6 mijë qytetare deri tani, është një tregues se në Shqipëri më shumë se qytetarë, kanë mgelur qytek……ë, përfshi edhe ata që hedhin gurin e fshehin dorën si Bushati.

  6. Bënte “trimin e madh” diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jongu se do të niste raketat bërthamore ta shkatëronte gjithë SHBA. Kur Trump ju përgjigj me ate gjuhë që kuptonte ky “trimosh” burracak, se unë si president i SHBA kam të drejtën që me shtypjen e një butoni, ta zhduk nga faqja e dheut mbrenda disa orëve shtetin tënd diktatorial, shkoi me bisht nën shalë dhe pranoi të nënshkruante një marveshje për të shkatëruar gjithë arsenalin bërthamor.
    Lulzim Basha nuk është as president e as kryeministër i Shqipërisë dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur veprimin kriminal të Ramës, lidhur me historinë e shkatërimit të Teatrit, është deklarata që dha se kur të vijë në pushtet, do të ndëshkojë jo vetëm kryeministrin sa të korruptuar, aq edhe të çmendur, por do t’ju dalin nga hundët paratë edhe oligarkëve të tij.

  7. Te komentosh theniet e BASHES, para se te besh analizen e tinezise se RAMES me ligjin qe beri per te bere ndertime ne ate zone , me pa drejtesi, duhet ta thoni te verteten. Po nese e ben LULI, se ben LULI, leriani kohes. Me gjithate koha e shporries e ketij pushteti makaber per popullin , theme se ka ardhur koha qe te shporrete. Eshte mbushur kazani i psikopatit me tere bemat e mashtrimet. Nuk ka me, s;shtyhet me, me kete qeveri na pret vetem deshtimi si deri me sot. Zvaraniket, e servilet, bandite, narkomane e oligarke,,,,nje drejtesi edhe me demokratike dhe e drejte do ju godase, por jo nga pasardhesit e bijeve kodoshe komunisteJO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *