• |
ide | kryesore

Basha godet fort “Fusha sh.p.k”: Nuk do t’i gëzoni paratë, kullave do t’i vëmë minat!

Kryesore



Paralajmërimet e opozitës për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar kanë kaluar përtej Edi Ramës. Kreu i demokratëve Lulzim Basha drejtoi gishtin nga biznesmenët e Fusha sh.p.k si bashkëpuntorë në grabitjen e pronës publike në qendër të Tiranës, duke i paralajmëruar se paratë e kullave nuk do t’i gëzojnë dhe se çdo pasuri e fituar në shkelje të ligjit do t’i sekuestrohet.

“Kami paralajmëruar Bjarke Ingels se do të shpallet dhe do të trajtohet “non grata” nga qytetarët, nga komuiteti i artistëve dhe nga opozita shqipatre.  Sot dua t’i çoj një paralajmërim të qartë Fusha shpk dhe çdo kompanie tjetër që bëhet vegël përmes PPP-ve, tenderave e konçensioneve në procesin e grabitjes së pasurive publike të shqiptarëve. Nuk ka asnjë shans të gëzoni frytet e një ndërmarrjeje të tillë kriminale, asnjë shans. Çdo veprim i Fusha shpk dhe i çdo entiteti tjetër do jetë subjek i një ligji të amenduar antimafia, do fillojmë që në ditën e parë të biznesit dhe në bazë të ligjit antimafia do sekuestrojmë çdo cent qindarkë euro për çdo shkelje që do të konstatojmë. Nëse guxoni t’i vini minat teatrit kombëtar, minat do t’ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt, megjithëse jam i bindur se këto janë paratë e Toyota-ve Yaris apo makinave të Spanjës, Seat. Paralajmëroj çdo entitet financiar që përfshihet në këtë çështje, se do të përfshihet si subjekt i ligjit antimafia. Dhe i bëj thirrje çdo qytetari të mos fusë asnjë cent në këtë projekt se do të mbetet me gisht në gojë. 

Kreu i PD e quajti një përpjekje mafioze tentativën për të ngritur kulla në qendër të Tiranë, një përpjekje që ka lindur 20 vite më parë nga Edi Rama.

“Eshtë një projekt mafioz se përmbush etjen e Edi Ramës për para. Espertët dhe ekonomistët tanë kanë provuar se  fitimet do të jenë mbi 200 milion euro” tha Basha, i cili tha se nëse “kryetalebani” (Edi Rama) nuk tërhiqet do të përballet me luftën totale nga ana e opozitës. Basha renditi një sërë faktesh që implikojnë Fusha sh.p.k në afera me Edi Ramës, duke nisur me rikonstruksionin e godinës së kryeministrisë dhe shpërblimin përmes tenderave dhe konçensioneve.

“Në 2013, Edi Rama, gjëja e parë që bëri ishte rregullimi i kryeministrisë. Kostoja e shndërrimit të kryeministrisë në një pallat luksoz, me salltante, restorant privat, salla masazhi, gjimnastike etj etj, kosto atëherë u denoncua se kishte një vlerë prej 5 milion eurosh. Ne kemi kërkuar se ku ishin dokumentat e tenderit, se me çfarë fondesh u bënë, por nuk u dha asnjë përgjigje. Informacionet tregojnë se punimet u kryen nga kompania Fusha sh.p.k ,që pas kësaj ka marrë 80 milion euro tendera nga Rilindja dhe një konçension  125 milion euro”. Ky është fakti i parë, fakti i dytë: Në shkurt të 2016, Fusha u bë pronare e 290 metra katrorë pranë zonës së teatrit. Në mars Edi Rama përgjysmoi çmimin e truallit nga 1 milion e 200 mijë lejë e coi në 670 mijë lekë për metër katrorë. Fakti i tretë se kemi të bëjmë me një aferë mafioze. Ju e dini se teatri është pjesë e një ansambli monumental, siç edhe është faktikisht, siç ekonfirmon edhe Europa Nostra. Më 12 Prill 2017 kur opozita protestonte kundër qeverisë dhe narko mafia e ka hequr teatrin nga zona e mbrojtur. Në 14 Prill, dy ditë më vonë, plani i përgjithshëm vendor i kaluar dy ditë më vonë e la të hapur shfrytëzimin e territorit që ta vendoste Edi Rama sa kate e sa kulla do ndërtoheshin dhe së dyti, harta tregon se prona që ka Fusha nuk është kufitare me teatrin, siç pretendohet në ligj” tha Basha.

Ngritja e kullave në qendër të Tiranës ka qenë një propozim nga Fusha sh.p.k dhe i miratuar përmes procedurave të rrufeshme nga qeveria e cila pranoi të falë truallin publik në këmbim të financimit të një teatri të ri. Duke qenë se nuk kishte votat për ta kaluar vendimin në Këshillin Bashkiak, në një rast të precedent shumica kaloi një ligj të poraçëm për këtë aferë, për kalimin e pronës publike drejt kompanisë private.



12 Comments

  1. Ky kryekari basha po me nishanin si do beje ky ka parakontrat me oligarkine PD-PS bashke me fushen shpk.nje nga pikat e marveshjes se majit2017 me ramen.basha nje Bure shteti.

  2. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……
    Klika punisto-mafioze

  3. Jo vetem fushen o Basha . Nese do qe te keshe shprese qe te jeshe kryeministri i ardhshem i ketij vendi duhet
    1-Te sulmosh te gjithe pa perjashtim emer per emer keta oligarke shushunja (nuk ti japin keta votat por populli)
    2- Te premtosh(dhe jo te genjesh si saliu) qe te gjithe keta politikanet e rilindjes qe kane abuzuar keqas me fondet publike se shtepia e tyre e ardheshme eshte burgu .
    3 – Te premtosh qe do futesh nje filter te dyte per vetingun se po behet nje pazar tamam si ai i gjese se gjalle
    ( minimumi 1 milion euro per te kaluar vetingun) , magari ti heqesh te gjithe se drejtesia eshte bere nje varet infeksioni qe nuk ka vaksine qe i bene derman .
    4-duhet te pergjysmosh numrin e punonjesve ne shtet dhe dyfishim rroge per ata qe do rrine ne pune , ne pune te rri ai qe e meriton pavarsisht bindjeve qe ka , kjo te behet norme .
    5- Te besh raprezalje ne shendetesi sepse me i mire eshte kasapi se kirurgu . Vdes nese nuk ke leke , humanizmi ka vdek .
    6- Te besh raprezalje ne arsim sepse injorantet jane bere shumice derrmuese , ata qe akoma nuk dine shqipen i ke mesues gjuhe letersie .
    7-Te besh raprezalje totale ne polici(sidomos koken epolicise) , kriminelet dhe drogaxhinjte jane bere drejtora policie , militantizmi ne mes tyre eshte ne shkalle superiore absolute . Per ta te ribehet nje veting i dyte por i drejte dhe e fundit
    8- Te besh nje spastrim te mire brenda vetes , me ca fytyra qe ti ke ne ate parti veshtire se mund te vish ne pushtet . Mi 40-50 % e tyre duhet te ikin dhe te ftohet elemnt i ri i paperlyer me zhulin 30 vjeçar te kesaj politike .
    Kam edhe shume te tjera por mendoj se keto jane me kryesoret , filloje nga vetja dhe pastaj vazhdoje me kundershtarin .

    1. Te premtosh se do te largohesh nga politika per te gjitha zullumet qe ke bere. Mjafton vetem nje. Bashkepunetor ne vrasjen e qytetareve te tu ne 21 Janar.

  4. Deri Tani Nemo
    Fjale imzot fjale
    Me ke do ti besh me besnik mustafane
    Puna eshte mos ti lejosh te behen se per te prishur avash icik
    Do b ai muhabet

  5. KY nevojtorja nuk asnje shans per te ardhur ne fuqi prandaj ha mut kot,do te fitoje npm genjeshtreve.I mbytur ne para,me Dy nenshtetesi,genjeshtar I pacipe,vrases dhe nul.Mjere ai qe e beson kete hajdut.

  6. Terra,,,,zeze,,,e nxjerrrin nga banjot e bashkise, apo te KM, qe te na beje parashikimin e oroskopit te kelysheve. Para se te ofendosh me shprehjet qe ke shkrojtur, shihi nje here bemat, e maskaralleqet e pa fundeme te qeverise e urdise se partise tende, shih kush jini, e nga vini, por edhe se si keni ardhur, mor rrace e poshter kuqalesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *