• |
ide | kryesore

Basha për godinën e teatrit: Vrimat i hapën horrat e bashkisë!

Lajme, Të fundit



Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës shpërndau në media lajmin se në pjesën e pasme të Teatrit, muri ishte degraduar deri në atë pikë, sa ishin hapur vrima të mëdha, por sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha kjo ishte kryer nga policët bashkiakë.

“Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua t’i kujtoj kryetalebanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Popullit i lind e drejta te rezistoje me te gjitha format dhe menyra per te parandaluar qe neser fati i teatrit ti vije te shtepia e tyre, vendi i punes dhe lirite e tyre. Dua ti jap te qarte nje paralajmerim Fusha shpk ska asnje shans te gezoni frutet e nje ndermarrje te tille kriminale, asnje shans. Cdo veprim i Fusha shpk dhe cdo entiteti tjeter do te jete subjekt i nje ligji te amenduar antimafia. Ne baze te kesaj do ju sekuestrojme cdo cm katrore dhe cdo cent a miliard euro per shkeljet qe do konstatojme. Sikunder nese guxoni ti vini minat teatrit, minat do ua veme edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmerim vjen edhe per ndonje banke qe mendon se mund te investoje ne kete projekt, ndonese kam bindjen se keto jane parate e Toyota Yaris apo Seat…”, tha Basha.



5 Comments

  1. gam gam gam gam ..

    shikoni sapo te vij ky ne pushtet do porqafohet dhe do puthet me ate te ‘fusha shpk’..

    Keshtu bertiste dhe Saliu sa ishte ne opozite . I shante i pergojoste deri ne brez te shtate. Dhe sapo vinte ne pushtet ndrrohej pllaka e gramafonit.

    Kesaj i thone POLITKE KURVASH

  2. Kjo pamje e mureve te teatrit pergenjeshtron konstatimet e grupit te prishjes se teatrit me faktin se konstruksioni eshte i degraduar.kjo pamje tregon se pjesa e lendes drusore eshte ne gjendje shume te mire,po keshtu dhe panelet e pupulitit.Le te bejne vrima te tjera neper mure pasi fotot e ketyre “kopetenteve ” demaskojne teorine e tyre perse duhet prishur teatri.

  3. Shqipëria nuk i ka pasur mundësitë që të ketë Koloseumin e Romës, as Teatrin e Veronës apo Skalën e Milanos e as Brurgteatrin e Vjenës ku luajti Aleksandër Moisiu.
    Kjo ishte godina e vetme ku nisi historia jo vetëm e teatrit kombëtar shqiptar, por edhe i koncerteve të para të muzikës klasike, apo qoftë edhe funksione të tjera me vlerë historike që i ka përshkruar kjartësisht Aurel Plasari.
    Që këtë godinë e la të pa restauruar qeveria komuniste në 45 vjet, e po ashtu ndodhi edhe me qeveritë e 27 viteve të demokracisë, zgjidhja nuk është që ajo godinë të zhduket fare e të ndërtohet një e re.
    Ajo godinë si e vetmja dëshmi e historisë qoftë edhe të varfër të Teatrit kombëtar shqiptar, duhet të ruhet me fanatizëm qoftë edhe për vlera muzeale të kujtesës historike.
    Erion Veliaj sa shkoi e derdhi beton e harxhoi gjithë ato para për të prishur parkun natyral të liqenit, a nuk do të ishte më mire që të harxhonte ca nga ato para që të riparonte fasadën e pasme të teatrit ?
    Ka bërë të kundërtën për të plotësuar kapriçion e Ramës, që ka 20 vjet që i ka shkrepur në kokë që të zhdukë edhe këtë monument modest të kulturës shqiptare. Ka dërguar policinë bashkiake që të hapë vrima në muret e jashtëme të saj, pasi tërmeti që dëmtoi disa godina qeveritare, nuk i shkaktoi asnjë dëm kësaj “ndertese të vjetër fashiste”

  4. Une mendoj qe ky teater te qendroje jo vetem per keta aktore qe kane luajtur ne masen 90% vepra te kujdesura nga partia komuniste role si fshatar te lumtur,qytetar te gezuar njeriun e ri sipas veprave te A.Plasarit etj,te vazhdojne te luajne aty nuk ka nevoje per tu rregulluar esht i forte dhe termeti nuk i beri gje.me keta heroj qe kane luajtur aty edhe termeti ka frike.

  5. Shume mire ben Rama dhe qente e asaj kopeje qe quhet Rilndje e kelyshve te kuq, prishim kisha, teatro, stadiume dhe objekte historike dhe ndertojme kulla dhe xhami. Kullat dhe minarete bejne gare kush jane me te larta.
    Bravo ju lumte keshtu duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *