• |
ide | kryesore

Berisha për Teatrin Kombëtar: Çfarë do të bëja nëse do të isha kryeministër

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ku bisedën e tij e ka nisur me një kritike për Televizionin Publik duke thënë se mban anë për qeverinë dhe nuk është treguar i drejtë me opozitën.

Ndërsa më pas foli për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe deklaroi se pushteti ka një armiqësi 20-vjeçare me artistët, prandaj kërkon t’u prishë tempullin.

“Unë po u them me sinqeritet se në 28 vite në Parlament, dita kur kaloi ligji për Teatrin ishte dita më e shëmtuar. Si ka mundësi që për këtë çështje të veprohet me urgjencë kombëtare. A ka mëndje në Shqipëri që mund të më thotë mua se ka urgjencë, përveç armiqësisë së Ramës me artistët që ka 20 vite që po ndodh. Është një rrafshim i historisë.

Unë po të isha në qeveri do merrja konstruktorët më mirë për të vendosur për atë ndërtesë. Unë nuk kam qenë kurrë për të shembur Teatrin. Kam qenë për të prishur ish-Piramidën? Ajo është një ndërtesë për tu shembur dhe sot. Ajo është bërë për të fuqizuar faraonin shqiptar” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Per hir te se vertetes dhe sinqeritetit sebashku dita me e shemtuar e Parlamentit ka qene ne 97 kur ti qendroje si i dhjere dhe rizgjodhe vten President.

  2. Ke qene ne pushtet para Rammes per 8 vjet, perse nuk bere gje per te rikonstruktuar teatrin e tani na derdellit? Je i pabesueshem. Ke genjyer aq shume sa nuk mund te te zihet me bese. Ti dhe qeverisja jote eshte arsyeja pse Rama erdhi ne pushtet. Une mendoj se beni llafe kot per ti hedhur sy njerezve, ti me Ramen i keni bere pazaret per te ndare “placken” nga shembja e teatrit, ashtu si edhe per te tjerat. Keni dale nga nje fare, komuniste e bij komunistesh jeni te dy si edhe ata qe ju vijne nga pas. Problemi qe kemi sot eshte si do mund te shkaterrojme nje regjim qe qeveris per 75 vjet, pavaresisht nga emrat socialism e demokraci. E verteta eshte qe jane po ata. Kjo duket qarte ne cdo sfere, jo vetem ne politike. JANE PO ATA.

  3. Në qeverisjen 8 vjeçare të Berishës, përveç veprës më të madhe infrastruktirore si Rruga e Kombit, u ndërtuan me mijra kilometra rrugë, u ndërtuan qindra hidrocentrale, u ndërtuan ujsjellësa, shkolla, spitale e vepra të tjera publike.
    Vepër e Berishës ishte edhe këmbëngulja e tij për projektin e TAP, projekti më i rendësishëm në fushën e energjitikës. Edhe Rruga e Arbërit, do të kishte përfunduar e tëra, nëse nuk do të kishte shpërthyer kriza botërore.
    M[ thuaj more Arber !
    Çfarë veprash publike ka ndërtuar qeveria Rama në këto 6 vite të saj në pushtet.
    Vetëm fasada propogandistike e asnjë vepër me leverdi ekonomike për gjithë shqiptarët.
    Kurse atij rrugaçit të pa emër. por edhe pa tru e pa nder, që bën “komente” me fjalor të ndyrë, do ti thoja se Berisha ka kërkuar ndjesë që u gabua me vlerësimin e piramidave, po zhvillimet e 97-s, zbuluan se autorë të ngritjes së atyre piramidave, ishin kryesisht ish oficerët “vullnetarë të Enverit”. Ishin po këta që i ngritën piramidat e shpërthyen depot e armëve për të armatosur “popullin socialist” të Jugutqë të rrëzonin me dhunën e kallashnikovëve qeverinë demokratike e të nxirnin nga burgjet kriminelët e Byrosë politike të PPSH.
    Nuk ka njeri në botë të pagabueshëm, por tjetër është të gabosh e tjetër është të bësh krime siç keni bërë ju fara e mallkuar enveriste.

  4. ata te PPSH jane bere te gjithe me karrier. ej po shihni kush e ka patur drejtesine ne dore dhe ska nevoje te grindeni fare. Ore njeriu toleron po kur e sheh qe po merr kot gjendja, duke ecur kuturu me vizione “te dali cfare te dali, se ne per vete jemi rehat” ateher duhet te dali ne evidence ajo cfare quhet “KRITIK”, gje qe rama e ka alergji prej kohesh. Del ben dhe propagande “une qeverise per ata qe me kuptojne”. se ne te tjeret ne fakt nuk kuptjme se nuk kemi patur ndonjeher vend ne tavoline ngaqe skemi qene te zotet. eh mer loqe komunizmi, shantazh modern po ben. Madje shiko kur te dali te thote, mbajtja e regjimit ( se ne ate moment do behet tolerant aq sa ta pranoje qe kjo cpo ben eshte regjim totalitar ) solli ne drite te vertetat e botes, dhe e gjithe kjo fale meje. Skane te mbaruar idiotesirat, ky i perdore njerzit qe punojne si backup plan, duke perdorur menyrat e enver hoxhes, rrofshin sigurimsat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *