• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo ka një mesazh për tifozët e Juventus

Sport



Pas ekzaminimeve mjekësore dhe prezantimit, të gjithë te Juventus presin me padurim debutimin e Cristiano Ronaldos me fanellën bardhezi. Kjo do të ndodhë më 12 gusht në ndeshjen miqësore të Villar Perosa.

Nga Kina, ku ndodhet momentalisht, ish-lojtari i Real Madrid i ka drejtuar një mesazh tifozëve të tij të rinj: “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Juventus-in për 4 vitet e ardhshme, po flasim për një nga klubet më të mëdhenj në historinë e futbollit”.

Më tej ylli portugez theksoi: “Është një mundësi e madhe të luaj në Serie A dhe nuk dua ta humbas. Qëllimi im është të bëj tifozët të lumtur “.

Tifozë të cilët janë përgjigjur duke u abonuar masivisht për sezonin e ardhshëm të kampionatit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *