• |
ide | kryesore

Dasmat e verës, fustanet me ngjyra e të gjatë tendenca e këtij viti

Stil



Sezoni i verës është i mbangarkuar me dasma. Shumica e njerëzve vendosin që t’i japin fund beqarisë në stinën më të nxehtë të vitit. Për vajzat një dasmë është “problem” më vete, pasi duhet të gjejnë fustanin, këpucët dhe gjithashtu duhet të realizojnë grimin e duhur. Mirëpo, ne sot do t’ju japim zgjidhje vetëm për njërin nga këto probleme.Përmes këtij artikulli ju do të shihni se cilat janë tendencat më të fundit të fustaneve të dasmave në verë. Ajo çfarë duhet të bëni, nëse jeni e ftuar në një dasmë këtë sezon është të guxoni me ngjyrat dhe me modelet. Ngjyrat duhet të jenë të ndezuara, ndërsa modelet edhe pse është vapë mund të vishni fustane me mëngë të gjata, mjafton që të dukeni bukur dhe ndryshe nga të tjerat. Më poshtë mund të shikoni se cilat janë sugjerimet tona për një dasmë në verë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *