• |
ide | kryesore

Deputetët paguan për filma porno/ Si lindi batuta e Pjetër Arbnorit: “Këta janë specialistë, jo socialistë!”

Pikante



“Nuk janë socialistë, por specialistë”. Një shprehje që ndeshet rëndom në zhargonin e përditshëm, e që duket se paska një histori. Historinë e saj dhe që lidhet me ish-Kryeparlamentarin Arbnori, e ka sjellë për “55 News” historiani Kastriot Dervishi.

Ai shkruan se kjo shprehje daton në vitin 1992, ku gjatë një udhëtimi në Bon të Gjermanisë, deputetët shqiptarë duke mos ditur që transmetimi televiziv në dhomë ishte me pagesë, kishin rritur orët e konsumuara në televizor duke ndjekur programe pornografike. Pikërisht kur ka mësuar këtë histori, Arbnori ka lëshuar batutën, se këta ishin specialist.

Shkrimi i plotë i Dervishit:

“Prej vitesh qarkullon një shprehje e vjetër e Pjetër Arbnorit se të majtët nuk ishin socialistë, por specialistë. E vërteta lidhet me një ndodhi në Bon ish kryeqytetin e Gjermanisë në vitin 1992. Një grup deputetësh të Kuvendit Popullor me në krye kryetarin Pjetër Arbnori ishin për vizitë në Bon. Pas disa ditësh qëndrim në hotel, erdhi radha e pagesës së hotelit. Në pagesë përfshihej edhe pagesa e televizorit të dhomës, gjë të cilën deputetët nuk e dinin.

Gjatë kohës së qëndrimit në hotel deputetët, të uritur për të parë programe pornografike, kishin rritur orët e pagesës televizive. Në çastin kur duhej bërë pagesa te sporteli i hotelit, Pjetër Arbnori mëson çfarë kishin bërë deputetët dhe lëshon batutën se këta ishin specialistë, duke i ftuar të kryenin pagesat sipas kërkesave të gjermanëve. Kjo batutë pastaj është zgjatur e interpretuar në vite për gjëra të ndryshme”.



3 Comments

  1. E paskan gjetë socialistët shqiptarë mënyrën për ti shpëtuar demaskimit të Mandelës së Shqipërisë, Pjetër Arbnorit.
    E bile po shkojnë edhe me tëj me këtë “zbulim”.
    Po përgojojnë Arbnorin e deputetët antikomunistë shqiptarë se paskan qenë të “urritur” për pornografi.
    Edhe ky shkrim, bën pjesë në ate përcaktim që ju ka bërë Arbnori socialistëve.
    Janë mjeshtra specialistë për të shtrembëruar të vërtetat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *