• |
ide | kryesore

E konfirmuar, Daddy Yanke koncert në Tiranë

Paparazzi, Slider



Këngëtari i hiteve ‘reggaeton’, “Dura”, “Gasolina” e “Despacito”, është gati të japë shfaqjen e tij të parë në Tiranë. Sheshi “Skënderbej” do të transformohet për një super koncert me Daddy Yankee. Lajmin sapo e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari nëpërmjet një videoje të publikuar në ‘Instagram’. Nëpërmjet saj ai ju tregon fansave se tashmë ka ardhur koha të vijojë turneun në shtetet e Europës. Mes shumë vendeve të cilët përmendi si, Italia, Belgjika apo Franca ai thotë edhe emrin e vendit tonë. Koncerti do të mbahet më 27 korrik dhe me siguri ky do të jetë një nga eventet më të rëndësishme të vitit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *