• |
ide | kryesore

FOTO/ Luftëtari-Ventspils, goli që ngriti dyshimet e trukimit

Sport



Luhatja e koeficientëve të basteve në ndeshjet e fazës së grupeve ishte faktori që vendosi dënimin e Skënderbeut dhe ky ishte rassti i paprecedentë me të cilin UEFA vendosi të kontrollojë pastërtinë e futbollit. Por sic duket Luftëtari nuk është se i ka vënë veshin kësaj historie, ndryshe nuk mund të bëhej pre e një lëvizje të tillë dhe një goli të pësuar në minutën e tretë shtesë, që vlen jo për rezultatin (eleminimi ishte vendosur që një javë më parë) por për të dëshmuar se ka gjëra që nuk shkojnë. Akuzat janë ngritur nga tifozët, nga mediat dhe nga ajo cfarë u pa në golin e barazimit 3-3.

Një mbrojtje kaq neglizhente nuk mund të ishte as ajo e një ekipi amator, që lejoi fshirjen e një fitore që do të ishte morale vetëm duke ndjekur me sy dy futbollistët letonezë që dilnin te vetëm përballë portierit. Edhe kaq mjafton për të ngritur dyshime. Pa folur më pas për 8 gola në dy ndeshje të pësuara, 5 në vetëm një pjesë lojë, apo përmbysjet spektakolare në Elbasan Arena, avantazh, disavantazh, e barazim final.

E ndërkohë, në Gjirokastër mbyllin gojën, kinse të mërzitur se u turpëruan në këtë dalje të parë Europiane….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *