• |
ide | kryesore

Gattuso i hap dritën jeshile largimit të Bonuccit

Sport



Pas vendimit të CAS që lejon Milan-in të luajnë në Europa League 2018/19, në shtëpinë e kuqezinjve shqetësimi i mbetur lidhet me emrin e Leonardo Bonucci. Goditja e madhe e Milanit në merkaton e verës së kaluar, duket se është afër transferimit tek kampioni i Francës, PSG.

Pas ndeshjes miqësore 2-0 të fituar kundër Novara-s, vetë trajneri Gennaro Gattuso, nuk ka mohuar shanset për një largim të ish-lojtarit të Juventus-it te PSG-ja.

“Ai do të fitojë, por edhe ne duam të fitojmë, sepse askujt nuk i pëlqen të humbasë. Jemi në pritje, sepse është një lojtar i rëndësishëm të cilin duam ta mbajmë me çdo kusht. Sot mund të them vetëm fjalë të mira mira për të, për gjithçka ka bërë. Por ka disa momente kur duhen respektuar zgjedhjet e lojtarëve, nëse dikush sillet si burrë nuk i mbaj mëri”, u shpreh trajneri kuqezi duke lënë të hapur opsionin e largimit për Bonucci-n.

Për mbrojtësin italian PSG është gati të ofrojë 40 milionë euro, një shifër e rëndësishme për Milan-in. Ndërkohë në rrjetet sociale, vetë lojtari pas vendimit të CAS për Milan-in ka shpërndarë një status që i ka bërë të shpresojnë tifozët kuqezi: “Rifituam atë që kishim arritur në fushë”. Sinjale pozitive, apo jo? Kjo do të mësohet në ditët në vijim…

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *