• |
ide | kryesore

Intervista/ Jeta matanë oqeanit si dhe karriera muzikore e Dafina Zeqirit

F1, Paparazzi



Pas një mungese të gjatë në tregun shqiptar, Dafina e ka rigjetur shpejt rrugën për t’u rikthyer tek fansat më besnikë të botës. Dy projekte të suksesshme njëri pas tjetrit, “Told Ya” dhe “Fuego”, e kthyen Dafin në frymëzimin e ri të artistëve shqiptarë që po tentojnë tregun ndërkombëtar. Edhe pse “shkëputet” prej këtej herë pas here, të gjithë e dinë mirë se mungesa e saj ndihet më shumë sesa prania e shumë kolegëve të tjerë që prodhojnë këngë çdo ditë. Por ky nuk ka qenë dhe nuk është kurrë qëllimi i Dafinës. Ajo e ka ndërtuar tashmë profilin e saj në muzikë, e ka vizatuar edhe portretin që askush nuk mundet ta krahasojë me askënd, ndaj nuk ka vend për dilema. Është atje ku është, sepse është ajo që është.

“Mungesa” e saj, më shumë sesa në muzikë dhe në hite, ndihet edhe në intervista televizive apo mediatike. Nëse kërkon emrin e saj në “Google”, lajmet janë nga më të ndryshmet, por zëri i saj i plotë në intervista rrallë gjendet.E kontaktuar nga revista Class Dafina nuk nguroi të përgjgjet për pyetjet që fansat mezi presi të dëgjojnë.Me dëshirë të madhe dhe pa as më të voglin hezitim, Dafina ka vendosur të flasë pa doreza këtë herë; për të shkuarën, të tashmen dhe për të ardhmen e suksesshme që e pret. E shkuara nuk është një nga periudhat më të mira për Dafin, sepse ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ajo, por prej saj këngëtarja ka marrë edhe shumë leksione, nga ato që nuk harrohen kollaj e nga ato që të kthehen në mësime jete. Depresioni që e ka shoqëruar si në adoleshencë, ashtu edhe në një periudhë të mirë të karrierës muzikore, më shumë se gjithçka tjetër, ka bërë që sot, Dafi të ketë një vetëkontroll të jashtëzakonshëm e ta shijojë me këmbë në tokë gjithçka i vjen nga suksesi. Mund të të duket sikur është në qiellin e shtatë nga sukseset e njëpasnjëshme, por edhe ajo ndihet e vetmuar dhe nuk është aspak e pamundur as e çuditshme. Mundet që njerëzit që ka pasur pranë, nuk kanë qenë të duhurit për t’i bërë asaj të kuptojë se çfarë dhe kë duhet të mbajë pranë vetes.

Rrëfimi i Dafit, për këtë periudhë delikate të jetës, këtë herë vjen më i sinqertë dhe me një mesazh për të gjithë ata që, ndoshta, sot janë në një faze jo të mirë të jetës e mundet të jenë duke kaluar në të njëjtën situatë. Fama dhe paratë nuk të bëjnë kurrë të lumtur dhe këtë e thotë dikush që i ka të dyja këto.

Por Dafina është e mbushur me dashuri, me projekte të mëdha në muzikë, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri. Për momentin, është larg në kontinentin tjetër, por “avash-avash”, siç thotë ajo vetë, do të rikthehet në shtëpinë e saj. Synon suksesin ndërkombëtar dhe nuk do të ndalet derisa ta arrijë, njësoj si Era, Dua apo Rita Ora. Ëndrra e madhe e një artisteje nga Kosova është një duet me këngëtaret e famshme shqiptare në botë. Një bashkim shqiptarësh edhe në muzikë. Largësia e ka bërë ta ndjejë ndryshe mallin për vendin dhe miqtë që ka lënë në Kosovë. Madje, edhe me ata që, me gjasë, është zënë e nuk flet më. Në këtë intervistë ekskluzive për Class, Dafi i tregon edhe “inatet”, për të cilat mund të jetë gjykuar: “Jeta është e shkurtër për të mbajtur inate…”

Sapo ke publikuar klipin më të ri Fuego, si e kanë pritur fansat?

-Fansat e kanë pritur shumë mirë dhe mezi po pres me pa reagimin e publikut kur e performoj nëpër koncertet verore sivjet.

Kohët e fundit je shumë aktive me hite të njëpasnjëshme. Është frymëzim apo nëse nuk publikon këngë, harrohesh nga fansat?

-Është frymëzim dhe po ashtu unë nuk mundem me qëndru shumë gjatë pa kriju muzikë, sepse e kam në shpirt. Dhe me vjen keq që kaloj një kohë të gjatë pa publikuar këngë në shqip.

Synon karrierë ndërkombëtare, a mendon se do e arrish suksesin për të cilin po punon prej vitesh?

-Unë nuk do të ndalem kurrë. Kam qenë në disa pozita të palakmueshme, të cilat, plot artistë në Amerikë i kanë përjetuar, por jam duke bërë disa ndryshime dhe besoj se ato do të më ndihmojnë shumë në karrierë.

Sa e vështirë është për një artiste nga Kosova të çajë në tregun ndërkombëtar?

-Njësoj si për artistët këtu. Falë platformave si Instagram-i, Facebook-u, Youtube,është më e lehtë për artistët shqiptarëtë marrin vëmendjen e njëjtë si artistët ndërkombëtarë. Era Istrefi e ka dëshmuar këtë.

Më mirë një menaxher shqiptar apo i huaj?

-Të dy. Mirë është të kesh një shqiptar dhe një të huaj.

A mendon të rikthehesh të jetosh në Kosovë?

-Kosova është gjithmonë shtëpia ime. E kam banesën aty dhe do të vij avazh-avash. Por këtëherë, më shpesh.

Për çfarë të merr malli më shumë në Kosovë?

-Për shtëpinë time, familjen, shoqërinë dhe fansat, të cilët i takoj shpesh kudo që dal.

A mendon se do ishe më e suksesshme nëse nuk do të ishe shqiptare?

-Jo, asnjëherë. Unë mendoj se shqiptarët e kanë topin për momentin.

Cilën nga këto këngëtare pëlqen më shumë,Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën apo Era Istrefin?

-Të katërta e kanë stilin ndryshe, ngjyrën e zërit dhe janë të veçanta në mënyra të ndryshme. Kështu që të gjitha më pëlqejnë shumë.

Cili është bashkëpunimiyt i ëndrrave?

-Vajzat shqiptare të suksesshme në botën e muzikës, të gjitha bashkë në një këngë.

Si është Dafina në jetën e përditshme?

-Shumë funny.

Le të zhvendosemi paksa tek dashuria, a është e plotësuar Dafina?

-Ndihem shumë e plotësuar.

Je shumë e komentuar kohët e fundit për raportet me kolegët, me të cilët ke pasur më herët bashkëpunime. A je pajtuar me të gjithë siç e ke treguar në rrjetet sociale? (Tuna, Noizy dhe Zanfina)

-Tek njerëzit që nuk janë personazhe publikë, lindin keqkuptime (thashetheme). Mendosa fjalë qarkullojnë tek ne në estradë. Kam shumë respekt dhe dashuri për Noizy-n, Tunën dhe Zanfinën.

Ke marrë propozim për ndonjë rol në film, si aktore?

-Kam pasur propozime, por s’ka qenë koha e duhur. Por kam aktruar në një film mëparë dhe shpresoj që shumë shpejt në të ardhmen do të marr sërish pjesë.

Ke folur në një intervistë se ke kaluar një periudhë jo të mirë, madje je shprehur se kë rënë në depresion. Si ia dole ta kaloje atë fazë dhe a ke një mesazh për vajzat që mund të jenë duke kaluar të njëjtën fazë në jetën e tyre?

-Kam kaluar periudha shumë të vështira gjatë fëmijërisë dhe karrierës (fillova nga mosha 16-17 vjeçe) dhe depresioni ka udhëtuar së bashku me mua. Ka qenë e vështirë me i kalu këto faza dhe jam ndjerë e vetmuar. Është e rëndësishme që fansat ta kuptojnëse, sado e famshme që je ose bëhesh dhe pa marrë parasysh sado para që bën, kur nuk e je lumtur, ato nuk kanë vlerë. Kam shumë njerëz të mirë rreth meje, por kam pasur edhe nga ata që e kanë shfrytëzuar rastin të më keqpërdorin. Si në lidhje private, po ashtu edhe në shoqëri, nga atame të cilët kam pasur edhe bashkëpunime. Nuk është e lehtë të kalosh një depresion dhe mendoj, sa herë të mundem, të ndaj më shumë kohë dhe të flas me fansat e mi si Dafina në jetën e përditshme.Indaj disa kalesa me ta dhe i dëgjoj se çfarë hallesh kanë. Është e rëndësishme që të jemi aty për njëri-tjetrin, pa marrë parasysh se në çfarë pozitash jemi, sepse koha dhe ditët po ngelin dhe sot jemi këtu, nesër…Ka njerëz që s’kanë asnjë njeri pranë vetes për t’i ndarë problemet e tyre ose për të marrë një këshillë. Kam dëshirë që fansat ta dinë që asnjëherë nuk janë vetëm. Pa marrë parasysh se çfarë janë duke kaluar. Gjej kohën, fol me veten. Shtyje veten dhe ec përpara me një këshillë. Lexo libra që të ndihmojnë dhe mendo pozitivisht, edhe në ditëte vështira. Një libër “The Secret” është ndër të preferuarit e mi. Ndaj buzëqeshje dhe respekt për këdo që shikon. Shkëlqe!

Ty të duan shumë në Kosovë dhe në Shqipëri. Kur do t’i kënaqësh fansat e tu nga afër?

-Në datën 15 korrik do vij në shtëpi për një kohë më të gjatë dhe koncertet do të fillojnë më 18 korrik.

Ekskluzivitetin që do na e rrëfesh vetëm ne,cila është gjëja që nuk dimë për Dafinën, por do e mësojmë në këtë intervistë?

-Përveç se do të ketë shumë këngë në gjuhën shqipe nga unë, do të jem më e angazhuar në Shqipëri dhe Kosovë. Ju falënderoj shumë për këtë intervistë dhe falënderoj gjithashtu edhe lexuesit tuaj. Dhe mesazhi i fundit: Duajeni shumë njëri-tjetrin, sepse jeta është shumë e shkurtër. E di që i keni dëgjuar shpesh këto fjalë, por është e rëndësishme që ta lëmë inatin dhe të ecim përpara.

Me dashuri Dafina Zeqiri.
/RevistaClass



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *