• |
ide | kryesore

Kjo është arsyeja surprizë, pse Chelsea nuk ndërhyri për Alisson

Sport



Largimi nga Londra i Thibaut Courtois është cështje kohe dhe portieri belg duhet zëvendësuar me një emër të rëndësishëm, ndaj dhe në tratativën për Alisson Becker bëri cudi mos ndërhyrja e Chelsea. Braziliani është vlerësuar si një ndër portierët më të mirë në xhiro, por për të Roma nuk siguroi dot ankandin e shpresuar, sepse Blutë qendruan larg, për një motivqë tani doli në dritë.

Është Gianluigi Donnarumma në krye të listës së kërkuar për portën nga Maurizio Sarri. Sipas asaj që raporton Evening Standard, e përditshmja londineze, portieri i ri i Milan është zgjedhur si pasues i Courtois në Stamford Bridge.

Përvec portierit italian, Chelsea po studion edhe profile të tjerë lojtarësh si Kasper Schmeichel i Leicester ose rikthimin e Peter Cech nga Arsenal. Vështirë se Donnarumma do të futet në bisedë për një këmbim me Alvaro Morata, për më tepër që tashmë drejtuesit e Milan kanë marrë edhe përgjigjen pozitive nga CAS për të luajtur në Europa League dhe nuk kanë domosdoshmëri shitjesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *