• |
ide | kryesore

Kujdes patentat, nga e shtuna në këto rrugë do ketë radarë

Lajme, Të fundit



Me qëllim për të frenuar ecjen me shpejtësi të lartë dhe për të shmangur aksidentet, policia ka vendosur që të vendosë radarë në rrugët kryesore të Shqipërisë.

Radarët do të vendosen në akset kryesore dhe më problematike në vend.

Bëhet fjalë për rrugët hyresë në Shqipërisë, si nga Kosova, Greqia, apo edhe rruga Tiranë-Durrës.

Akset ku do të vendosen radarët janë: 

Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnje-Fier-Tepelenë-Gjirokastër

Fier-Vlorë

Tiranë-Shkodër

Milot-Kukës

Tiranë-Elbasan.

Vendosja e radarëve do të fillojë gjatë fundjavës dhe të gjithë drejtuesit e makinave të kapur me shkelje do të dënohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *