• |
ide | kryesore

Lamtumirë Lu dhe Vlahutin, ne na latë peshqesh gropat e reformës

1, Ide



Vizita flash në Tiranë e komisionerit të zgjerimit Hahn më shumë sesa vuri në pah një problem të ndërlikuar, atë për shkollën e magjistraturës, ishte një provokim relal për të parë se ç’po bëhet me reformën në drejtësi.

Komisioneri u përpoq t’i japë një dorë qeverisë duke përligjur dështimet në ngritjen e Këshillit të lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit. Ai u rreshtua me propozimin e socialistëve që, në mungesë të këtyre institucioneve, magjistratët e rinj të mos zgjidhen sipas rrugës që parashikon reforma.

Lexo më tej:

Gjithçka duhet të dini mbi debatin PS – PD për Shkollen e Magjistraturës

Por, përtej këtij debati teknik, “fatkeqësia”- siç e quajti ai- e mosemërimit dot të gjyqtarëve të rinj në vend të të djegurve nga vetting-u, ngre një pikpyetje tjetër: sa gropa, boshllëqe, pasaktësi dhe lëmshe kushtetuese po dalin nga ajo reformë e cila publikut po i serviret si një sukses i paimagjinueshëm që duhet kopjuar edhe nga vende të tjera të Europës?

Sot, dy vite pas ditës kur një parlament i frikësuar nga presioni ndërkombëtar votoi në bllok një arkitekturë të komplikuar ligjore, jemi afër buzës së greminës.

Një bilanc i thjeshtë tregon se përpos spektaklit të gijotinës për disa emra të përveçëm, asgjë nuk ka funksionuar.

Shkolla e magjistraturës është e bllokuar.

Në krye të prokurisë kemi një grua pa identitet, që ende nuk dihet nëse është militante apo thjesht e paaftë, e cila pranoi të zgjidhej vetëm me votat e njërës nga palët.

Ende nuk janë zgjedhur gjashtë prokurorët që do të formonin Këshillin e lartë të Prokurorisë.

Po të njëjtin fat ka dhe Këshilli i lartë i Gjyqësorit, të cilit   i mungojnë gjashtë togat e zeza.

Si pasojë e ngecjes së tyre nuk ngrihet dot Byroja Kombëtare e hetimit dhe SPAK-u, instrumentat që u shitën si garancia që do të bënte kërdinë mbi politikanët e korruptuar.

Po të vazhdojmë me tej, askush nuk i drejtohet dot Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar çmendurinë e ligjeve speciale të qeverisë, sepse asaj i ka mbetur vetëm 1 nga 9 anëtarët që duhej të kishte.

Edhe Gjykata e Lartë po merr të njëjtën rrugë, pasi ka mbetur vetëm me çerekun e 19 gjyqtarëve të saj.

Pas këtij enumeracioni, nuk është e vështirë të hedhësh dilemën: a mos paska qenë në korrik 2016 më i rëndësishëm ekspertimenti, sesa një korpus funksional ligjesh?

Mos vallë, qëllimi i diplomatëve ndërkombëtarë që arritën falë shantazheve dhe presioneve të votonin reformën në drejtësi, paskësh qenë të thërrisnin me urgjencë fitore, përpara se të shtronin rrugën e shërimit të një sistemi të kalbur?

Këto pyetje bëhen edhe më të mprehta sot, kur gjithë protagonistët e kësaj hisorie po thonë njëri pas tjetrit lamtumirë. Lu-së dhe Vlahutin-it tani u janë caktuar zëvendësat. Han dhe Mogherini nuk do të jenë më në detyrë pas zgjedhjeve europarlamentare të vjeshtës së ardhshme. Viktoria Nuland u bë kohë që nuk i mban më sytë nga Shqipëria.

Në një mënyrë apo në një tjetër, ata morën spaletat e meritave se realizuan në Shqipëri një eksperiment të paparë. Ndërsa neve që mbetëm këtu na lanë trashëgim një lëmsh që nuk funksionon dhe që do të duhen ndoshta shumë vite që të shplekset. Natyrisht nga pasardhësit e tyre, që do të kërkojnë të marrin grada të reja, për të zgjidhur të njëjtin hall gjithnjë e më të vjetër.   

©lapsi.al



12 Comments

  1. Kjo historia e te huajve ka ndodhur gjithmone tek ne. Ata na kane vene qeleshen sipas kokes duke perfituar nga pushtetaret tane. Kuptohet qe qeverite e vendeve nga vine ambasadoret as e cajne koken per Shqiperine me e shumta ose mbeshtesin qeveritaret e korruptuar ne vendin tone per t’i pasur si marionete per interesat e tyre me e pakta.Te humbur jane gjithmone shqiptaret.

  2. Por jo more Andi lepurushi nuk e kane fajin te huajt por vete shqiptaret qe duan te pasurohen shpejt me c’do mjet! Budalla ne Shqiperi quhet ai qe nuk perfiton me menyra korruptive,droge arme dhe politike me politikanet dhe drejtesine! Saliu eshte shembulli me i mire i korrupsionit mafios vrases shqiptar tropojan! Basha hajdut dhe vrases me Meten dhe Ramen pa shkuar me larg me Nanon bejne pikturen shqiptare te te qenit shqiptar! Keto qe thote Andi jane perpjekje per te mbuluar krimet e nje partie dhe nje njeriu qe dihet kush eshte! Saliu dhe Meta edhe Basha nuk duan te ngrihen institucionet e drejtesise ora po afron edhe Rama nuk eshte i perjashtuar nga drejtesia! A na i kane nderkombetaret te keqen? Patjeter jo! Kur analfabetet e saliut dhe komentuesit e lapsit do te fillojne te shjne! Tani po levdojne edhe Maks Velon qe disa kohe me pare e benin te marre!

  3. Nje nder shkrimet me te goditura te Andi Bushatit. Sistemi i drejtesise ka shkuar ne fund, maksimalja qe mund te pretendojne shqiptaret pas nja tre-kater vjetesh eshte nje sistem drejtesie si dege e ekzekutivit dhe te drejte do te kete gjithmone parita ne pushtet. Reforma ne drejtesi qe u quajt nena e reformave, u kthye ne nje njerke te shqiptareve duke i kthyer ata vite pas dhe, vazhdimesia e saj vecse e perkeqeson gjendjen. Lujfeni, Vlahutinka e te tjere, moren ate qe deshironin dhe Shqiperine e kthyen ne fundvitet ’40 te shekullit te kaluar. Por nga ana tjeter mendoj se e meritojme rikthimin ne diktature, pasi jemi nje popull qe nuk e kupton demokracine dhe nuk di te perfitoje prej saj. Ne keto kushte nuk mbetet gje tjeter vecso O BURRRRRRRRA larg nga ky vend, se demokracia vdiq pa lindur akoma ne tranziocionin e gjate shqiptar

  4. kur sje i zoti te besh reforme vete, detyrimisht do tallin zaret me kolonine e albanistanit.kemi ulur breket ne ate farefeje qe kush kalon nai fut loqe bythve.

  5. Me zhul sesa kaq nuk mund ta linit , faleminderit Lu dhe Vllahutin qe e late kete popull me breke neper kembe ne kete menyre u kursyet kohe politikaneve tane .

  6. Elsperimenti jemi ne qe gjykatesi ka bere burg dhe gjykon,K/prokurori vidhiset si pirat neper bote per vjedhje,,kur presidenti del ne video hajdut,kur Saliu ka pushtuar shqiperine,ku Nano jeton ne Vjene si fukara,ku nafta,deti,ajri,toka dhe nen toka eshte shitur..cfare ka ngelur..vetem kusare dhe komita,tama si pirate qe u Pape,keshtu jane edhe tek NE.Gjatoshi e ka gjetur kete drejtesi hajdutesh me presidentin dhe Gjinin e oreve,dhe poe rrjep me mire.Vete e deshem eksperimentin,dhe ne fund na thane qe “patatja mbillet ne toke dhe nnuk eshte peme”.Merruni me teatrin se teater do te gjeni,sa kohe kemi nje debil mamaje ne opozite dhe nje super hajdutme kemi davane e humbur.

  7. Para 5 vjetesh dikush iu thoshte shqiptareve « votoni Ramen ». I njejti dikush na gerthiste ne 2016-en « te votohet reforma drejtesise » duke ditur se ç’makabritete ishin projektuar per te ardhmen. Ky dikushi sot kritikon edhe pse me te drejte Ramen bashke me ambasadoret qe e kane mbeshtetur. Loje e rendomte e ju sorosianeve o Andi Bllokut..

  8. Problemi I atyre forcave qe u perpoqen me cdo mjet te zhbejne reformen amerikane europiane ne drejtesi nuk eshte Rama .Problemi I tyre eshte pafuqia e tyre e plote kundrejt fuqise asgjesuese amerikane.Derisa kjo reforme po kryhet nga amerikanet cdo gje ka marre fund dhe kundershtaret e amerikaneve duken qesharake.Respekt per ameriken dhe demokracine e vertete.

  9. Vini re! Pas shkrimeve kritike kunder qeverise a bashkise, komenti i pare eshte thuajse gjithnje i stanit merobazist apo (c)endrifugist.
    Kjo shpjegohet me faktin se kane porosi apo thjesht paguhen nga eproret e tyre ridhjeres qe te nderhyjne sa me shume me komente ne dem te kritikave, te cilat regjimit u bejne dëm.
    Pra eshte normal komenti i pare, here me emer, here pa emer, ME PERJASHTIMIN E VETEM SE, KETE HERE, KA DALE NE VEND TE DYTE LEVANTINI I VOGEL

  10. Sigurisht qe Rama duhet kritikuar per gabimet! Por ka nje lloj mercenari i saliut qe vetem shajne me nje fjalor te ndyre berishian! Niveli i tyre eshte i nje femije si lulja e Hollandes!

    1. Rama “duhet kritikuar per gabimet” thote biri i mamase se bukur nga Qyteti Stalin.

      Rama duhet varur per gjuhe ne mes te pazarit, kurse ju kalemxhinjve te endrit, duhet t’ju hedhin ne furre.

  11. Perpara e kina fatin, mos qani o dele !!!
    Shqiperia= ‘FErMaKafsheve’ eshte KOLONI e eksperimenteve makabre!!

    Eksperimenti: si behet njeriu Gaxhgaun!

    Jemi ende mostra, kemi pune perpara….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *