• |
ide | kryesore

Maks Velo si Basha: Nëse Teatri hidhet në erë, edhe kullat të kenë të njëjtin fat!

Lajme, Të fundit



“Nëse ai hedh këtë (Teatrin) në erë, edhe pallatet do hidhen në erë”. Kjo është deklarata e Maks Velos nga foltorja e protestës së artistëve. Vel[o mbështeti deklaratën e Lulzim Bashës.

“Kishte një gjë Basha sot me shumë rëndësi që paralajmëronte Fushën që ato pallate do hidhen në erë në bazë të ligjit antimafia. Kjo ishte gjëja më me rëndësi. Ai paralajmëronte Fushën që pallatet janë të paligjshme në bazë të ligjit antimafia.

Dhe nëse ai hedh këtë (Teatrin) në erë, edhe pallatet do hidhen në erë. Ka dalë dhe një çudi. Ai arkitekti na llogariste si sipërfaqe të Teatrit dhe këtu poshtë nën bark dhe thoshte: “Po të doni dilni atje dhe bëni performanca. Ka një kafe brenda 500 metra katror, se s’mjaftojnë kafet jashtë. Ja ky është ai Teatri i famshëm”, – tha Maks Velo.

Më herët gjatë ditës, kreu i PD-së paralajmëroi firmën Fusha, se “nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurt, se minat do t’jua vënë edhe kullave tuaja, me ligj” – tha Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Andi por qe kur re ne dashuri me Maksin se ai ka qene edhe ne burg? Do te behesh hero i PD,Andi pilushit apo PD? Shaj Ramen!

  2. o max velo nuk te pjerth njeri, i more paret e burgut ato shih ti te cili kest je. per te tjerat mendon i madhi te medhejve ram- berish-bash-meta

  3. E kemi thene ku shkel maja e kepuces se mostres thahet bari. Stadiumi nje moster sic eshte vete. Pa shije pa ere pa ngjyre. Do ti hapet toka dhe gjithe kullat e llumit e zullumit do hyjne brenda. Nuk do jete nevoja per asgje tjeter. Do ti perpije toka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *