• |
ide | kryesore

Merkel i përgjigjet Trump për Malin e Zi: Jam e lumtur që është anëtar i NATO-s

Planet
trump-merkel-433x300.jpg



Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se klauzola e NATO-s për mbrojtjen kolektive vlen për të gjitha vendet anëtare, e jo vetëm për të mëdhatë, dhe shtoi se është e lumtur që Mali i Zi bën pjesë në NATO.

Këtë javë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se malazezët janë “agresivë” dhe se prania e tyre në NATO mund të nisë Luftën e Tretë Botërore, për shkak të klauzolës së aleancës për mbrojtje kolektivee.

Merkel, në një konferencë për gazetarë, tha se Neni 5 i NATO-s për mbrojtjen e përbashkët “është një element qendror i aleancës” dhe se ai vlen për të gjitha vendet anëtare.

“Mali i Zi ka bërë përpjekje të mëdha për t’u bërë anëtar dhe unë jam e lumtur që ai është bërë”, tha Merkel.

Mali i Zi është anëtarësuar në NATO në qershor të vitit 2017, duke shënuar një kthesë historike gjeopolitike drejt aleancës transatlantike, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Rusisë, shkruan rel.

VIDEO/ Trump: Mali i Zi ose Shqipëria mund të na shpien drejt luftës së tretë botërore 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *