• |
ide | kryesore

Milan në Europa League, CAS i jep të drejtë

Kryesore, Sport



Milan kthehet në europë dhe mund të marrë pjesë në Europa League 2018/2019. Cas anulloi vendimin e Uefa për ta përjashtuar klubin e famshëm Italian nga Kupat e Europës. Gjykata e Lozanës (CAS) ka pranuar apelin e kuqezinjve, duke i kthyer në Uefa për një sanksion proporcional. Uefa e kishte dënuar Milan me përjashtimin për një vit nga kompeticionet e saj për morrespektim të Fair Play Financiar në trevjecarin 2014-2017.

CAS e kundërshtoi vendimin e Uefas, kështu që Milan mund të jetë pjesë e Kupave të Europës menjëherë.

DECIZIV NDRYSHIMI  I PRONESISE

Për Milan hapen kështu dyert e Europa League. E ne vendimin e CAS është e qartë se faktorin deciziv e ka luajtur kalimi I pronësisë së klubit Milan nga Yonghong Li tek fondi Elliott.

Sipas motivacionit të Cas letrat në tavolinë ndryshuan me kalimin e pronësisë, madje ka theksuar se situata financiare e klubit është përmirësuar ndjeshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *