• |
ide | kryesore

Neymar nuk lëviz nga Parisi, shkaku Buffon…

Sport



Gianluiggi Buffon “pret” jo vetëm topat por edhe Real Madrid. Èshtë meritë e portierit të ri të Psg nëse Neymar refuzoi kalimin tek merengues : “Do të vazhdoj në Paris. është një nder të luaj me Buffon, sepse është një portier i madh dhe një njeri gjithashtu i tillë. Mund të na japë shumë dhe shpresojmë të marrim fryte nga eksperienca e tij”.

Sulmuesi brazilian, i intervistuar nga Fox Sports Brasile, ka qenë i qartë për të ardhmen dhe mbyll cdo zë të merkatos: “Kam një kontratë me Paris Saint-Germain. Kam ardhur në Francë për një sfidë, për të bërë dicka të re dhe për të synuar objektiva të reja. E në mendjen time nuk ka ndryshuar asgjë”.

Asgjë e vërtetë për dëshirën e tij për të kaluar në Madrid dhe debatet me drejtuesit parisien: “Të gjithë spekulojnë me këtë histori. është një histori e mërzitshme dhe të gjithë e dinë vlerësimin që kam për presidentin e për tifozët e Paris Saint-Germain”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *