• |
ide | kryesore

Pranga 5 shqiptarëve në Verona me kokainë dhe kanabis

Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Një aksion i Guardia di Finanza të Veronas ka çuar në pranga 5 shqiptarë, të akuzuar për trafik droge.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe 9 kilogramë drogë, kokainë dhe kanabis.

Të arrestuarit janë me inicialet L. E., 31 vjeç, G. L., 40 vjeç, A. M., 32 vjeç, U. E., 33 vjeç dhe B. B., 37 vjeç.

Hetimet kishin nisur në muajin mars pas arrestimit të një shpërndarësi droge me 100 gramë kokainë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dhjetëra celularë e dy makina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *