• |
ide | kryesore

Real Madrid, Florentino Perez prezanton lojtarin e të ardhmes

Sport



Vinicius Junior më në fund ka mbërritur te Real Madrid. Nga ky i fundit është larguar ylli portugez Cristiano Ronaldo, një moment që mund t’i krijojë mundësinë djaloshit brazilian për një vend në opsionet e Julen Lopetegui. Ky është qëllimi i brazilianit të cilin Real Madrid e bleu për 45 milionë euro nga Flamengo. Vinicius Junior u prezantua në shoqërinë e Florentino Pérez, familjes së tij dhe Ronaldos për mediat e pranishme në Santiago Bernabeu.

Gjatë prezantimit të Vinicius, Presidenti i Real Madrid-it Florentino Perez tha: “Çdo sezon Real Madrid aspiron për gjithçka, është në ADN-në tonë. Real Madrid është shumë i përqëndruar në procesin e kërkimit të lojtarëve të rinj, por ata kanë kushte unike. Ne e dimë shumë mirë se skena ndërkombëtare e futbollit është transformuar dhe ne duhet të përballemi me këtë realitet të ri. Kam thënë se do ta forconim ekipin me lojtarë të mëdhenj dhe kjo është ajo që ne bëjmë. Ne ishim në pritje të Vinicius prej një kohe të gjatë, sepse ai na tërhiqte dhe sepse besojmë se është krijuar për të qenë një nga nga të mëdhenjtë. Ne jemi të bindur se ai është një nga ata aktorë që do të shënojnë të ardhmen”.

Nga ana e tij Vinicius ndau me mediat ambicjet e tij: “Tani kam nderin të prek çatinë e botës, që është Real Madrid, dhe jam 18 vjeç. Pavarësisht moshës do t’i tregoj trajnerit dhe shokëve të skuadrës se jam gati të luaj. Do të bëj makimumin për të mësuar sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do të jetë e lehtë, por unë do të bëj gjithçka për t’ia dalë. Kam patur mundësinë të zgjedh mes klubeve të mëdhenj dhe kam zgjedhur Real Madrid-in, më të mirin. Ne jemi në Madrid dhe ne kërkojmë gjithmonë më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *