• |
ide | kryesore

Sezoni i ri i “Narcos”, nisja e luftës moderne kundër drogës

Paparazzi, Slider



Sezoni më i ri i serialit “Narcos” do të vijë më një ndryshim të madh.

Tre sezonet e para janë mbyllur me kartelin e Medellinit dhe oficerët e zbatimit të ligjit për të kapur lordin e drogës Pablo Escobar.

Sipas “Deadline”, sezoni i ri do të quhet “Narcos: Mexico” dhe do të ketë në qendër ngritjen e kartelit të Gudalajaras të udhëhequr nga Miguel Angel Felix Gallardo, njeriu që unifikoi një numër të botës së pavarur dhe mezi të organizuar të Meksikës të furnizuesve të drogës dhe tregtarëve në vitet 1980.

Sikurse sezonet e kaluara të “Narcos”, duket se do të jetë një histori komplekse që tregon një kapitull të rëndësishëm e koklavitur në nisjen e luftës moderne kundër drogës.

Një lajm i keq duket të jetë mos prezenca e agjentit të DEA-s, Javier Pena, që luhet nga Pedro Pascal. Në vend të tij është Kiki Camarena, një agjent i fshehtë i DEA-s, që futet brenda kartelit të Gudalajaras e që luhet nga Michael Pena.

Në krahun e kundër do të jetë vetë bosi i drogës Felix Gallardo, që luhet nga Diego Luna.

Se kur do ta shohim në “Narcos” në ekran ende nuk dihet, por shpresohet për fund të gushtit apo fillim të shtatorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *